Gazetarja e televizionit Report TV, Erjona Rusi është përzgjedhur që të jetë pjesë e shtypit të huaj në Departamentin Amerikan të Shtetit duke iu dhënë e drejta e raportimit dhe mbulimit të plotë të fushatës presidenciale në SHBA.
Ky tur fokusohet në rolin që të rinjtë amerikan duhet të kenë në forcimin e politikave dhe praktikave demokratike të SHBA. Për me tepër turi do të jetë në linjë me objektivat e Departamentit të Shtetit për të forcuar demokracinë e institucioneve, për të promovuar mundësi duke përfshirë fuqizimin e të rinjve dhe informim për një angazhim të mirë qytetar dhe një qeverisje të mirë.
Gazetarja Erjona Rusi e cila u përzgjodh nga Ambasada amerikane në Shqipëri është e ftuar të marrë pjesë në programin e mësipërm duke nisur nga data 19 shtator.
Misionet e huaja të SHBA kanë përzgjedhur rreth 100 gazetarë të cilët do të marrin pjesë në program. Përzgjedhja e tyre është bazuar në background-in e tyre, duke pasur parasysh edhe dy histori të cilat shpjegojnë eksperiencën e tyre në aktivitetet politike dhe aktivitetet që kanë lidhje me të rinjtë.
Gazetarja Rusi është pjesë e listës së 25 anëtarëve të cilat janë përzgjedhur pas një skaneri të imtësishëm që kanë bërë zyrtarët e punëve publike në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington

Gazetarja e Report TV - Erjona Rusi duke raportuar nga Shtëpia e Bardhë
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com