Zgjedhjet serbe, SHBA
dhe BE bëjnë apel për qetësi

Zgjedhjet serbe, SHBA <br />dhe BE bëjnë apel për qetësi
KOSOVE- SHBA dhe BE kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur mes OSBE dhe qeverive të Kosovës dhe Serbisë, sipas së cilës OSBE do të mundësojë lehtësimin e pjesëmarrjes së shtetasve serbë banorë në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë më 6 maj.
Në njoftimin për media të zëdhënësit të departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, theksohet se “presim që autoritetet e Serbisë dhe të Kosovës të bashkëpunojnë plotësisht me misionin e OSBE-së në Kosovë, për të siguruar se marrëveshja do të zbatohet me sukses, në një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”.

Ndërkaq shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherin Ashton, i ka ftuar “të gjitha palët që të përmbahen nga aksionet, që mund të nxisin tensione”.
Zonja Eshton u ka bërë thirrje “si Prishtinës, ashtu edhe Beogradit, që të bashkëpunojnë me OSBE-në me besim të mirë në mënyrë që votimet të kalojnë të qeta dhe në rregull”.

Të njëjtin apel ka përsëritur përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), Kristofer Rouen. Ai theksoi se “kërkohet nga të gjitha palët të sigurojnë se procesi i votimit do të realizohet në atmosferë të sigurtë dhe të qetë” dhe ka theksuar se “marrëveshje të tilla janë shenjë e funksionimit normal të Kosovës si shtet sovran dhe është për të mirën e komunitetit serb në Kosovë”.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës