Zgjedhjet, SHBA e OSBE: Jo
më zgjidhje të nxituara, rrezik
Në një tryezë për administrimin e zgjedhjeve, organizuar nga komisioni kuvendor për reformën zgjedhore, ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu dhe ai i OSBE, Eugen Wollfarth kanë deklaruar se duhet hequr përfundimisht dorë nga vendimet e minutës së fundit në përmirësimet e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Arvizu: Mos sabotoni zgjedhjet; OSBE: Më shumë besim te njëri – tjetri. (Në foto: Kryeparlamentarja Topalli dhe ambasadorët Arvizu e Wollfarth sot në tryezë)
TIRANË – Ndërkombëtarët i kërkojnë politikës shqiptare të mos vonohet më për realizimin e Reformës Zgjedhore. Në një tryezë për administrimin e zgjedhjeve, organizuar nga komisioni kuvendor për reformën zgjedhore, ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu dhe ai i
OSBE, Eugen Wollfarth kanë deklaruar se duhet hequr përfundimisht dorë nga vendimet e minutës së fundit në përmirësimet e proceseve zgjedhore në Shqipëri.
ARVIZUNë fjalën e tij, ambasadori amerikan, Arvizu ka theksuar se kodi aktual është bazë e mirë, por ka disa boshllëqe, të cilat duhen realizuar.
“Duhen respektuar afatet kohore që gjërat të mos lihen për në momentin e fundit. Respektimi i afateve do të bëjë të mundur që të mos i lihen përgjegjësitë palës tjetër dhe të sabotohen zgjedhjet e 2013-ës. Zgjedhjet e shkuara kanë pasur disa hapa pozitivë, por kanë pasur edhe mjaft mangësi të cilat janë vërejtur edhe nga institucionet ndërkombëtare. Institucionet ndërkombëtare po ndihmojnë të adresojnë çështjet e duhura në reformën zgjedhore, për SHBA është e rëndësishme që këto çështje të vihen sa më shpejtë në zbatim si dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Është e rëndësishme që në zgjedhjet e 2013 të ketë një bazë në reformën zgjedhore e të mos mbeten për në minutën e fundit siç ka ndodhur shpesh, është e rëndësishme të mos ketë mangësi të cilat çojnë në bllokimin e procesit apo në kalimin e përgjejgësive tek njëra palë apo tek pala tjetër. Zgjedhjet e 2013 nuk duhet të shihen si proces që secila palë të shoh forcën e saj, por është tepër e rëndësishme për qytetarët dhe ecjen drejt demokracisë “, tha kryediplomati amerikan në Tiranë.
WOLLFARTHI prerë në fjalën e tij është treguar edhe ambasadori i OSBE, organizmi, i cili prej vitesh asiston zgjedhjet në vendin tonë.
“Zgjidhjet e nxituara të minutës së fundit nuk mund të jenë më alternativë. U bëj thirrje të gjitha palëve që t'i përqendrojnë energjitë e tyre në arritjen e një reforme të plotë, tërësore dhe përfundimtare. Ekzistenca e një vullneti politik dhe besimi të ndërsjellë është thelbësore. Pres me padurim të shoh nga Komisioni zgjidhje jetëgjata dhe në kohën e duhur, të cilat duhet të vijnë si rezultat i një pune konstruktive nga të gjitha palët. Edhe këtu fjala kyçe është: besim!”, deklaroi Wollfarth në tryezën e kësaj të hëne.
TOPALLIKryeparlamentarja Topalli në fjalën e saj vlerësoi se që prej marrëveshjes së 14 nëntorit të vitit të kaluar është bërë përparim në shumë kapituj të kodit zgjedhor.
“Ftoj forcat politike parlamentare dhe aktoreët e tjerë që të mundesojnë në kohën e duhur amendamentet e Kodit që plotësojnë rekomandimet e OSBE. Kjo reformë duhet të plotësojë boshlliqet si votimit familjar, bojkoti, vendosja e shenjtërisë së ligjit dhe jo urdhërit politik. Reforma zgjedhore është detyrë. Në rolin tim garantoj mbështetje të plotë për punën tuaj të përbahkët”, tha Topalli.
Në dy ditët në vijim, anëtarët e komisionit kuvendor, juristë dhe ekspertë të fushës, të asistuar edhe nga ekspertiza ndërkombëtare do të disktuojnë për teknologjitë e reja në zgjedhje dhe administrimin e tyre.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56