Në njoftim theksohet se procesi përgjithësisht ka qënë i qetë dhe se ambasada përgëzon qytetarët për ushtrimin paqësor të së drejtës për të votuar.
Ambasada ndan të njëjtin shqetësim me OSBE/ODIHR-in lidhur me problem të tilla si blerja e votës pretendimet për presione me votuesit, e parregullsi të tjera dhe nxit institucionet shqiptare dhe qeverinë të punojë për ti trajtuar këto zgjedhje
“Votimi ditën e zgjedhjeve nuk pati incidente madhore apo akte dhune. Ne i bëjmë jehonë gjetjeve paraprake të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore dhe ndajmë shqetësimet e tyre për blerjen e votave, pretendimet për presione mbi votuesit, institucionet e politizuara zgjedhore dhe parregullsi të tjera. Nxisim qeverinë dhe partitë politike të punojnë për t’i trajtuar këto gjetje dhe rekomandimet e tjera të ODIHR”- shkruan ambasada në njoftimin e saj
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)