Zgjedhjet, SHBA: Pati incidente,
por nuk ndikuan në rezultat

Zgjedhjet, SHBA: Pati incidente,<br />por nuk ndikuan në rezultat
Ambasada e SHBA në Tiranë uron shqiptarët për ushtrimin e së drejtës së votës në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa thekson se procesi pati incidente, por që nuk ndikuan në rezultatin e përgjithshëm.
 
Ambasada e SHBA deklaron se vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit dhe presoni ndaj votuesve, ndërsa  zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën ankesave.
 
Edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve” mbyllet deklarata e SHBA.
 
Zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri ishin të monitoruara nga vëzhgues, jo vetëm nga Europa, por edhe nga SHBA.

Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara
Shtetet e Bashkuara urojnë qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 2017.
 
Votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit.
 
Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre.
 
Vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve.
 
Zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime.
 
Edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore