Zgjedhjet, Tabaku merr “bekimin”
 e Bashës për Bashkinë Tiranë

Zgjedhjet, Tabaku merr “bekimin”<br /> e Bashës për Bashkinë Tiranë
TIRANE- Kur nuk ka mbetur edhe shumë kohë nga zyrtarizimi i kandidaturave që partitë politike do të përzgjedhin për garën elektorale të 21 Qershorit, mesa duket për demokratët tashmë dilema për kryeqytetin është zgjidhur. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se është kandidatura preferenciale e kreut demokrat Lulzim Basha në garë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Mesa duket Tabaku ka marrë tashmë “bekimin” e kreut të selisë blu për të përfaqësuar opozitën në garë për kryeqytetin dhe kjo e lexohet në angazhimet e fundit të saj. Jo më larg se gjatë ditës së djeshme deputetja demokrate ka zbritur në terren duke u angazhuar maksimalisht me një staf të caktuar, duke u njohur nga afër me shqetësimet e bazës. Gjatë mesditës së deputetja demokrate është takuar me banorët e Njësisë numër 8 në Breg-Lumi, ku është njohur nga afër me shqetësimet banorëve.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot