Për herë të parë Rama pranoi se zgjedhjet e parakohshme kanë qenë një opsion dhe se ai ka qenë i gatshëm të futej në garën elektorale për parlamentaret edhe në tetor.
Por kryeministri tha se kushtëzimi i PD-së për identifikimin biometrik, e rrëzoi këtë skenar për kohën e shkurtër në të cilën nuk mund të implementohej sipas marrëveshjes së 5 qershorit.
"Zgjedhje të parakohshme vendore? Nuk ekzsiton një koncept i tillë, në një bashki ku lind nevoja për zgjedhje, bëhen zgjedhje, por zgjedhje të parakohshme vendore në nivel kombëtar është një nocion që nuk ekziston.
Ndërsa në zgjedhje të parakohshme politike ne nuk mund të shkojmë sepse duhet të respektojmë marrëveshjen e 5 qershorit, një komponent i së cilës është nevoja për të aplikuar teknologjinë në identifikimin e votuesve dhe bëhet, nuk bëhet në kaq kohë sa ka mbetur, është e sigurt se nuk bëhet dot kurrë nëse bëjmë zgjedhje të parakohshme.
Ky është një tjetër lëshim i rëndësishëm që kemi bërë që bërë duke privuar veten nga një lëvizje që mund të donim ta bënim nëse do të donim, por tani nuk e bëjmë dot më" tha Rama.
Lajmi kryesor: