Zgjedhjet vendore, Balla: Synojmë fitoren në Shkodër! Meta dhe Berisha i kthejnë bashkitë në bunker politik! PS do hapë dyert për të rinjtë që kthehen

Jemi vetëm 4 muaj larg zgjedhjeve të 14 majit dhe PS është e bindur që do të arrijë të marrë fitoren edhe në bashkinë e Shkodrës. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli në Report Tv në emisionin ‘n’Kohë’ nga Ermal Qori duke thënë se në zgjedhjet vendore hyjnë për rezultat fitoreje në çdo bashki. Po ashtu shprehet se PS do arrijë ta marrë mandatin e katërt në rast se qëndron në të njëjtën linjë.

“PS do i fitojë zgjedhjet e 14 majit dhe nëse ruajmë këtë ritëm transformimi të vendit, do e fitojmë mandatin e katërt. Ne synojmë të fitojmë dhe në Shkodër. Është e vetmja bashki që nuk e kemi aktualisht. Në 14 maj janë shanset më të mëdha që PS të konfirmohet si forcë qeverisëse edhe në nivel vendor”, tha Balla.

Drejtimin e qarkun e Fierit, Balla e konsideron si ëndërr. Kreu i grupit parlamentar të PS u shpreh se sfida e tyre për 2023 është PS të hapë dyert për djem dhe vajza që janë kthyer në komunitetet e tyre dhe të kenë role në këshilla bashkiakë. Ndërsa për zgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë më 14 maj, Balla tha se po përdorin sondazhet për të vlerësuar punën e tyre dhe për të vendosur nëse do rikandidojnë të njëjtët emra.

“Për çdo socialist e çdo drejtues të PS, të të jepet mundësia të drejtosh Fierin është ëndërr. Ne në Fier hyjmë vetëm për një rezultat, fitoren e 6 bashkive. Është bërë punë e madhe dhe transformuese. I falenderoj të gjithë kryetarët aktual që bëjnë një punë të mirë. Duhet që parlamenti i Fierit, i Lushnjes e me radhë të kenë një hapje totale, s’mund të jenë pronë e PS. PS duhet të hapë dyert e veta brenda listës së vet për djem dhe vajza që kanë zgjedhur të kthehen në komunitetet përkatëse. Po përdorim sondazhet për të vlerësuar punën e secilit prej kryetarëve të bashkive. Në një pjesë sondazhet janë bërë. Vetëm kështu marrim impakt”, tha Balla.

Një koment e pati edhe për Metën e Berishën duke thënë se i kthejnë bashkitë në bunker politikë.

“Sa herë Berisha, Meta apo dikush nga opozita ka marrë një bashki, është kthyer në bunker politik për interesat e tyre ndërkohë që Bashkia duhet të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve”, tha Balla.

Për objektivin e radhës të PS, Balla tha se synon që të fitojnë në çdo përballje elektorale. Po ashtu përmendi disa prej arritjeve duke nisur nga samiti i BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt më 6 dhjetor në Tiranë te investimet e rëndësishme, mes të cilëve cilëson atë të portit të Durrësit.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 08/01/2023 00:05

    Ne shkoder do fitosh ate qe s'thuhet.. Rri i qete ti bashke me vesh gjatin, Mos harro behu gati bashke me shoqnine Per 313 Vishu trashe.

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/01/2023 23:07

    Degjojeni Daçiçin shqipfolës se si gjykon Shqiptarët…. As serbia fashiste nuk vjellë vrer mbi shiqiptarët më shumë se këta tradhtarë shqipfolës të kësaj qeverie hajdute

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…