Një ditë para takimit Bardhi-Paloka, Berisha mbledh drejtuesit politik, Alibeaj grupin parlamentar

TIRANË- Në selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur sot të deleguarit në qarqe për të diskutuar për zgjedhjet vendore. Hapat drejt një bashkimi të mundshëm të të dyja palëve në PD si dhe mënyra se si do të zgjidhen kandidatët mësohet se ka qenë tema kryesore e diskutimit në Selinë blu. Zyra e shtypit e Rithemelimit ka thënë se Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.

Ndërkohë, paralel me mbledhjen që po zhvillonte Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në kryesinë e Kuvendit, grupin parlamentar  ku Report Tv ka mësuar se takimi i nesërm Paloka-Bardhi. Ky i fundit, u shpreh se nuk duhet të hyjnë në këtë proces me paragjykime, ndërsa për korrektesë u ka lexuar deputetëve edhe komunikimin që ka pasur me Palokën, që kishte të bënte me kohën se kur do të zhvilloheshin diskutimet.

Report Tv ka mësuar se ditën e nesër do të mblidhet Kryesia për të vendosur një datë për fillimin e primareve dhe mënyrën se si ky prcoes do të zhvillohet.  Ndërkohë që po nesër pritet nisja e bisedimeve mes Gazmend Bardhit dhe Eduard Palokës për të gjetur një rrugë dhe për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e ardshme.

Në Komisionin e Rithemelimit janë të gjithë të hapur për të mirëpritur grupin e Alibeajt. Teksa hynin në mbledhjen që Berisha ka thirrur me drejtuesit e qarqeve, Edmond Spaho, Bardh Spahia dhe Luan Baçi i janë përgjigjur pyetjeve të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, në lidhje me negociatat për bashkim. Ata thonë që bashkimi është kërkesë e bazës. 

Ndërkohë që ish nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli tha se duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur bashkë “që të ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:51
Një ditë para takimit Bardhi-Paloka/ Alibeaj mbledh grupin e deputetëve, Report Tv zbardh diskutimet

1666021957_alibeaj.jpg

Paralel me mbledhjen që po zhvillonte Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar. Mbledhja vjen një ditë para takimit Bardhi-Paloka, 2 negociatorët në procesin e bashkimit të PD për të dalë me 1 kandidat në zgjedhjet vendore të 2023. Report Tv me gazetaren Danjela Maloku ka zbardhur diskutimet, në fokus të së cilës ka qenë axhenda parlamentare si edhe për takimin e nesërm mes 2 negociatorëve. Bardhi deklaroi se nuk duhet të hyjnë në këtë proces me paragjykime, ndërsa për korrektesë u ka lexuar deputetëve edhe komunikimin që ka pasur me Palokën, që kishte të bënte me kohën se kur do të zhvilloheshin diskutimet.

Ora 14:35
Negociatat Bardhi-Paloka për bashkimin e PD, Topalli: Politika e komplikuar, të gjendet forcë të ecim para

 

Në selinë e PD-së, ku Berisha ka thirrur të deleguarit në qarqe për zgjedhjet vendore, Jozefina Topalli u pyet nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku në lidhje me negociatat mes Bardhit dhe Palokës për bashkimin e PD-së.

‘Është një fazë e mirë me të cilën mund të punohet. Politika është e komplikuar është me fat kur koherenca dhe bashkimi ecën bashkë. Duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur bashkë që të ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më!’- u shpreh Topalli.

Ora 13:54
Negociatat mes 2 grupeve të PD, Spaho-Spahia: Baza mezi e pret! Luan Baçi: I jap postin Alibeajt vetëm të vijë

 

Në Komisionin e Rithemelimit janë të gjithë të hapur për të mirëpritur grupin e Alibejat. Teksa hynin në mbledhjen që Berisha ka thirrur me drejtuesit e qarqeve, Edmond Spaho, Bardh Spahia dhe Luan Baçi i janë përgjigjur pyetjeve të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, në lidhje me negociatat për bashkim.

“Pa diskutim që situata ka një përmirësim të jashtëzakonshëm në krahasim me një vit përpara. Unë flas për Qarkun e Korçës, që e kam ndjekur nga afër. Strukturat janë plotësuar me të gjithë elementët. Tani jemi gati për primaret për zgjedhjet vendore.  Ne e dimë që në grupin parlamentar ka një ngërç, që është e domosdoshme të kapërcehet. Kapërcimi arrihet përmes bisedimeve. Uroj që të dalim me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore. Të gjithë deputetët që janë zgjedhur në emër të PD në prill 2021 janë përfshirë në grupet e punës”, tha Spaho.

“Ne kemi thënë vazhdimishjt që dyert e PD janë të hapur për ccdo demokrat që vendos t’i bashkohet shumicës”, tha Bardh Spahia i Shkodrës.

“Gjithmonë në negocim kemi qenë. Gjatë gjithë kohës bisedojmë me njëri-tjetrin që të jemi bashkë. Baza është e gjitha bashkë dhe duan që të bisedojnë, pvarësisht skepticizmit tim që e kam shprehur se nuk kam besim te z. Bardhi. Jam i gatshëm me z. Alibeaj dhe të gjithë deputetët etj të Fierit të dalim në bazë. Baza me zor e pret. Madje do ia lija vendin tim si drejtues qarku, vetëm të vinte”, u shpreh drejtuesi i Fierit, Luan Baçi.

 

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arturi: 17/10/2022 20:04

    BASHKOHUNI O LLUM I KOMBIT,,,,LLUM KENI QENE E LLUM DO VDISNI,,,,ASNJEHERE NUK DO VINI NE PUSHTET DERI SA TE VDISNI....../////

    Përgjigju
  • PALLOSH REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 17/10/2022 15:05

    Zhelefina qelbësina po kjo bëri partin e vet apo squhet. E pa që si doli gjë e u kthy me kap ndonjë llokëm. Po çfar fundrinash e hajde voto fundrina të tilla pa din e pa iman aman aman.

    Përgjigju
  • Cura: 17/10/2022 14:53

    Aman oluan mos elere postin se vetem mety fitojme leshte e cures.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase