Zgjedhjet vendore, Glover sërish
në krye të vëzhguesve të OHRID
Ambasadorja britanike Audry Glover, rikthehet në Shqipëri pas drejtimit të misionit të ODIHR-it në zgjedhjet e 2009. E djathta në atë kohë e kundërshtoi emërimin e saj
Ambasadorja britanike Audry Glover do të jetë sërish në krye të misionit të vëzhguesve të ODIHR-it të cilët do të ndjekin nga afër zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Emërimi i saj u konfirmua për Zërin e Amerikës nga burime zyrtare të ODIHR-it. Ambasadorja Glover ka drejtuar edhe misionin e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhjet politike të 2009. Në atë kohë qeveria e ish kryeminisrit Sali Berisha e kundërshtoi praninë e saj, për shkak se zonja Glover kishte drejtuar ODIHR-in në periudhën kur u zhvilluan dhe zgjedhjet problematike të 1996
Ambasadorja Audry Glover rikthehet sërish në Shqipëri, me të njejtin mision të 6 viteve më parë, atë të drejtimit të vëzhguesve ndërkombëtar për zgjedhjet vendore. ODIHR-i ja ka besuar për të dytën herë këtë detyrë, pavarësisht se ardhja e saj në 2009 shkaktoi një përplasje të fortë me autoritetet shqiptare të kohësh. E djathta në pushtet nuk e kishte harruar klimën e vështirë që ishte krijuar me vëzhguesit ndërkombëtarë në zgjedhjet problematike të 1996, ndërsa e kishte konsideruar “jo realist” raportin e atëhershëm të ODIHR-it që drejtohej pikërisht nga zonja Glover.
Qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha nuk e priti në asnjë takim ambasadoren e cila mbërriti në Shqipëri në maj të 2009, madje zyrtarisht, përmes dhe Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve, kërkoi largimin e saj. Një kërkesë e cila u refuzua kategorikisht, pasi rrezikonte të ahpte një precedent të parregjistruar më parë. Këmbëngulja e atëhershme ishta aq e fortë sa si zgjidhje kompromisi, u gjet dublimi i ambasadores Glover me misionin e asamblesë parlamentare të
OSBE-së, në krye të të cilit u vendos Volfgang Grossruck, i njohur për lidhjet e afërta me qeverinë e atëhershme.
Këtë herë ambasadorja Glover pritet të jetë në krye të 24 vëzhguesve afatgjatë dhe afër 250 vëzhguesve afatshkurtër. Të paktën ky është numri që i është kërkuar vendeve anëtare të OSBE-së që të kontribuojnë. Vëzhguesit do të gjejnë sërish një “mjedis politik të polarizuar mes Partisë socialiste dhe Partisë demokratike”, sic thekson dhe raporti i pak kohëve më parë i misionit faktmbledhës së ODIHR-it. Sipas këtij raporti “shumë bashkëbiseduesë të misionit të ODIHR-it kishin shprehur drojën se mosbesimi politik mes partive mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e zgjedhjeve” dhe se këto zgjedhje “shihen gjerësisht si një provë e rëndësishme për reformën e qeverisjes vendore dhe statusin kandidat në BE të marrë së fundmi nga Shqipëria”, shkruhet në raport.
Raporti gjithashtu theksonte se bashkëbiseduesit e misionit “e konsideruan të domosdoshëm vëzhgimin e zgjedhjeve nga
OSBE-ODIHR dhe disa prej tre kërkuan angazhimin e një numri sa më të madh të mundshëm për të mbuluar të gjitha fazat e procesit zgjedhor që nga fushata te procesi i numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit”./voa/
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
32.5%
Vota total: 1700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18