Zgjedhjet vendore, Meta pas takimit me Begajn: S’ka rëndësi data, e rëndësishme që rikthehet pluralizmi në një pushtet që aktualisht është monist

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur pas takimit me presidentin Ilir Begaj në Presidencë. Meta tha se nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve, por ajo i takon presidentit. Sipas tij, e rëndësishme është që të partitë politike të jenë gati për zgjedhje dhe përmes këtyre zgjedhjeve të rikthehet demokracia në vend.

“Rikthimi i opozitës në këshillat bashkiakë do japë kontribut për forcimin e llogaridhënies në kuvend. Data konkret i takon presidentit dhe nuk besoj se një javë më parë apo më shumë është e rëndësishme, është ai që duhet të gjykojë pasi ka dëgjuar të gjithë aktorët. E rëndësishme është që data të dihet sa më parë, partitë të marrin masa për tu përgatitur për zgjedhje dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë për kandidatët të dinë datën e kësaj feste të demokracisë”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Shqipëria drejt zgjedhjeve vendore më 14 maj, ka një dakordësi mes palëve! Presidenti Begaj vijon konsultimet me përfaqësues të partive parlamentare


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë