Shqipëria drejt zgjedhjeve vendore më 14 maj, ka një dakordësi mes palëve! Presidenti Begaj vijon konsultimet me përfaqësues të partive parlamentare

TIRANË- Palët politike po shkojnë drejt dakordësisë për të vendosur 14 majin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore për vitin 2023.

Këtë të martë, presidenti Barjam Begaj nisi takimet për t’u konsultuar me krerët e grupeve parlamentare.  I pari, herët në mëngjes, në zyrën e kreut të shtetit, mbërriti  Oerd Bylykbashi në emër të grupimit të Rithemelimit në Partinë Demokratike.

Pas tij, në presidencën shkeli ish-kreu i shtetit Ilir Meta, kreu i partisë së Lirisë, që duhet theksuar se nuk ka grup parlamentar, me vetëm 3 deputetë në Kuvend. Mirëpo, duket se në këtë vendimmarrje të parë politike dhe në kushtet e një krize të brendshme brenda opozitës që ende nuk ka ndarë se kush do e drejtojë selinë blu, presidenti Begaj ka zgjedhur të mos i fryjë zjarrit dhe t’i bëjë të gjithë palë.

Për Metën, data bëhet e parëndësishme kur në thelb sipas tij duhet gëzuar që pas bojkotit të opozitës në zgjedhjet e kaluara për kryebashkiak, po kthehet pluralizimi.

 “E rëndësishme është që data të dihet sa më parë, partitë të marrin masa për tu përgatitur për zgjedhje dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë për kandidatët të dinë datën e kësaj feste të demokracisë”, tha Meta.

Për aleatët, Fatmir Mediu, Mesila Doda, Dashamir Shehi, Vangjel Dule e Agron Duka, 14 maji i jep kohë të marrin formë dhe 2 reformave të rëndësishme që pritet të kenë ndikim që në këto zgjedhje.

Të mërkurën pasdite presidenti Begaj pritet të ketë takim me kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj dhe të enjten i përmbyll konsultimet me kreun e grupit socialist, Taulant Balla. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat  15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e pranverës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Zgjedhjet vendore, Mediu pas takimit me Begaj: Data 14 maj është më e mira

Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, Fatmir Mediu tha se data 14 maj është data më e mirë për zgjedhjet vendore.

“Menduam që data 14 është data më e fundit, është data më e mirë, duke pasur në konsideratë dy reforma shumë të rëndësishme, territoriale që kërkon kohën e vet për implementim nëse arrihet konsensus, dhe reforma zgjedhore. Mendimi ynë është për 14 majin”, tha Mediu.

Të pranishën në takim ishin edhe Dashamir Shehi e Vangjel Dule e Agron Duka.

Ora 12:35
Zgjedhjet vendore, Meta pas takimit me Begajn: S’ka rëndësi data, e rëndësishme që rikthehet pluralizmi në një pushtet që aktualisht është monist

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur pas takimit me presidentin Ilir Begaj në Presidencë. Meta tha se nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve, por ajo i takon presidentit. Sipas tij, e rëndësishme është që të partitë politike të jenë gati për zgjedhje dhe përmes këtyre zgjedhjeve të rikthehet demokracia në vend.

“Rikthimi i opozitës në këshillat bashkiakë do japë kontribut për forcimin e llogaridhënies në kuvend. Data konkret i takon presidentit dhe nuk besoj se një javë më parë apo më shumë është e rëndësishme, është ai që duhet të gjykojë pasi ka dëgjuar të gjithë aktorët. E rëndësishme është që data të dihet sa më parë, partitë të marrin masa për tu përgatitur për zgjedhje dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë për kandidatët të dinë datën e kësaj feste të demokracisë”, tha Meta.

Ora 12:29
Data e zgjedhjeve vendore, po diskutohet 14 maji! Kërkesë edhe e opozitës, darkodësi edhe mazhoranca

1664879454_votime.jpg

Report Tv mëson se në presidencë është duke u diskutuar data 14 maj si datë e zgjedhjeve.

Mësohet se kjo është kërkesë edhe e opozitës pasi sipas tyre i jep kohë komisionit të reformës territoriales dhe i jep kohe dhe komisionit të reformës zgjedhore për rregullime paraprake. Po ashtu nuk ndikon në sezonin veror.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 28/10/2022 13:56

    Edi rama 64 bashki 64 keshilltare sala ilir meta 3 bashki 1durresi 2 fieri vlore 3 elbasani 4 tirane 5 permeti 6 corovode 6 memalia 7 tepelena 8 gramshi 9 sarande 10 kercure 11 trepeshine 12 dimali 13 kucove14 himare 15 dhermiu 16 borshi 17 fudh kruje 18 kruje 19 mallakstra20 dropulli 21 fieri patodi22 lushnje 23 peqine 24 gramosi 25 gramshi 26 diber 27 peshkopine28 shijaku 29 bilishti fush shkoder 30 tropoje vjetere30 kamza 31 vora 32 lapraka 33 gjirokastra 34 libova 35 mashkullire 36 preza 37 driloni 38 pogradeci 39 lezha 40 kukesi 41 shenqini42 hasi 43 miridita 46 barjam curi 44 dukaqini 45 linza 46 babru 47 valbona 48 rrogoshina 49 kodra djelli 49 ada 50 mlilote 51 fush arrez52 kolonje 53 bubullime 54 mate 55 morine 56 tre hura 57 pashkuqan 57 lakta 58 drishte 58 bilqe 59 lapardha 60 novisele 61 drulon 62 ballaban 63 mirvol 64 syri kalter alfred moisiu do msri 62 bashki 1 manze 2 shkoder 3 tropoje 4 kavaje 5 prishte 6 leskovike 7 mullete 8 dibre 9 bilce 10 guri kuq 11 libofshe 12 suke 13 peze 14 llokara 15 adernice 16 tirana vogel 17 kandute 18 feahegan 19 kariq 20 pojan21 shenkolli 22 drini madh 23 babice 24 shejs 25 uznove 26 marin 27 manse 28 corokunje 29 dukaqin 30 tre heronje 31 bardhokec32 manastire 33 fshati bardhul 35 kinostudjo 36 harabash 37 peqin 38 ish adriatiku 39 kallme 40 fush brete 41 mamuras 42 klos 43 llakatunde 44 drobonike 45 bulqisa 46 topojan 47 plazhi vjeter 48 laberi 48 kurvelesh 49 zakari 50 pustrica vogel 51 kasyriote 52 .molla 53 kala 54 egnatja 55 mesapotani56 tek ura zogu 57 bashalleke 58 tapise 59 mashkullore 60 dodes 61 laprdha 62 vofoce xhim belushi 1 devolli 2 marikaj shkumbin3 barbullush 4 dajte 5 linze 6 babru 7 beslidhja 8 vore 9 partizani 10 atostra tirane durres 11 librazhd 11 suk 12 ish apollonia 13 virgjer 14 kampi punetore 15 pishpalle 16 dimal 17

    Përgjigju
  • LLOSHI KAJES Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 04/10/2022 14:10

    Çfar tmerri Fatmir Mediu me duart me xhak vazhdon e qëndron në politik. Kto lloi çudirash ndodhin vetëm në Albanistan. Prandaj është dhe kjo gjëndje në Shqipri. Po simbas kokës vihet festja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja