Zgjedhjet vendore, PD zyrtarizon
edhe 6 kandidatë për Bashkitë

Zgjedhjet vendore, PD zyrtarizon<br />edhe 6 kandidatë për Bashkitë
TIRANE - Partia Demokratike zyrtarizon dhe 6 kandidatë të tjerë për bashkitë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Në këtë mënyrë selia blu zyrtarizoi kandidatin e së djathtës në bashkinë e Urës Vajgurore që do të jetë Bujar Hoxha, ndërsa në Patos është vendosur të garojë në këto zgjedhje Luan Mustafaj. Ndërsa qarkun e Shkodrës në Bashkinë e Malësisë së Madhe PD vendosi të kandidojë Anton Kokën dhe në bashkinë e Vaut të Dejës rikandidon Zef Hila.
 
Delvina do të ketë kandidatin e saj të djathtë Dhurim Alinani dhe Roskoveci Gëzim Caushi.
 
Prej tre ditësh Partia Demokratike ka nisur procesin e zyrtarizimit të kandidaturave për bashkitë e vendit të cilat kanë nisur me bashkinë e Elbasanit ku do të jetë deputeti Ardian Turku, dhe në Kamëz rikandidon kryetari aktual Xhelal Mziu.
 
Po ashtu zyrtarisht Partia Demokratike ka vendosur të kandidojë në Tropojë deputetin Besnik Duzha.
 
Ndërkaq Partia Demokratike vijon procesin e negociatave me aleatët, ku me pjesën më të madhe të partive të spektrit të djathtë janë përcaktuar modalitete ndërsa mbetet të arrihet marrëveshja për koalicion me Partinë Republikane.
 
 
Kandidatët zyrtarë të PD deri tani për zgjedhjet e 21 qershorit

 
Besnik Dushaj---Bashkia Tropojë
Ardian Turku---Bashkia Elbasan
Xhelal Mziu---Bashkia Kamzë
Igli Kokalari---Bashkia Gjirokastër
Altim Çomo---Bashkia Libohovë
Kodhel Cala---Bashkia Gramsh
Buaj Hoxha---Ura vajgurore
Luan Mustafaj---Patos
Zef Hila---Vau i Dejes 
Dhurim Alinani --- Bashkia Delvinë
Gëzim Caushi ---Bashkia Roskovec

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas