14 maji/ Gjiknuri pret në selinë e PS shefen e OSBE-ODHIR: Fushatë e qetë, s’ka asgjë për t’u shqetësuar! Nuk e kuptoj pse Berisha fsheh emrin e Metës

Shefja e Misionit të Vëzhguesve Audrey Glover vijon takimet në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Kësaj radhe, Glover është ndalur në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknurin.

Takimi u zhvillua në selinë e Partisë Socialiste dhe padyshim që fokusi kryesor ishte gara elektorale. Ka qenë vetë Gjiknuri, i cili pas takimit që zgjati rreth një orë, zbardhi për gazetarët diskutimet me Glover.  Gjiknuri tha se kanë folur se si po zhvillohet fushata, për financimet e partive, si edhe për listat zgjedhore. Ai tha se deri më tani nga konstatimi i OSBE-ODHIR nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar pasi fushata ka qenë e qetë.

“Në lidhje me pikëpamjet si po zhvillohet kjo fushatë, konstatimet e tyre paraprake, më shumë që një mision të marrin një opinion në lidhej me disa çështje që ata i konsiderojnë të rëndësishme, si financimi, qetësia, mbarëvajtja e fushatës, aksesit të palëve në sistemin juridik shqiptar, mediat. Çështja e fushatës në përgjithësi, rekomandimet e ODHIR, që një pjesë e tyre fatkeqësisht nuk janë reflektuar në kodin zgjedhor. Zgjedhjet dhe konstatimi i tyre duket se nuk ka ndonjë situatë për tu shqetësuar, fushata ka qenë e qetë, kishin pyetje në lidhje me vendimmarrjet e KQZ, listës së zgjedhësve”, tha Gjiknuri.

Ai komentoi edhe takimin e Glover me Berishën. Ai tha se nuk e kupton pse Berisha e fsheh emrin e Metës. 

“Ata janë këtu për të biseduar me palët. E dimë që Meta dhe Berisha garojnë sëbashku, martesë e re me ofertë të vjetër. Pse fshihen nga emrat, kur martesa është publike. Ata duhet të krenohen me emrin e Metës në fletën e votimit. Se di pse mërziten. Ligji ka përcaktuar që partia udhëheqëse i përmbush partia e koalicionit, tani s’të pëlqen partneri që u martove politikisht, këtë se shpjegoj dot.”, vijoi Gjiknuri.

Glover ka zhvilluar takime edhe me drejtuesit e tjerë të partive politike, si Ilir Metën, Sali Berishën, Enkelejd Alibeajn apo edhe Fatmir Mediun.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!