Zgjedhjet vendore të 14 majit, Alibeaj mbetet vetëm me 14 kandidatë për kryebashkiakë! Tërhiqen nga gara kandidatët e Mirditës dhe Gjirokastrës

Zgjedhjet vendore të 14 majit, Alibeaj mbetet vetëm me 14 kandidatë për kryebashkiakë! Tërhiqen nga gara kandidatët e Mirditës dhe Gjirokastrës

Vetëm dy ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale dy kandidatë për kryebashkiakëtë Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, janë tërhequr nga gara. Bëhet fjalë për Mark Ruçin që kandidonte nën siglën zyrtare të Partisë Demokratike në bashkinë e Mirditës si dhe Shemso Lamajn i cili kandidonte për bashkinë e Gjirokastrës. Mark Ruçi i cili mban dhe postin e kryetarit të Partisë Demokratike në Mirditë, e ka paraqitur dorëheqjen në Komisionin Qendror të zgjedhjeve me qëllim që emri i tij të mos figurojë as në fletën e votimit.

Ai ka dorëzuar dorëheqjen dhe do të mbështesë kandidatin tjetër të opozitës Albert Melyshi, që në zgjedhje futet në siglën e koalicionit të Berishës dhe Metës. Ruçi ishte një nga 16 kandidatët që kjo forcë politike mundi të nxirrte për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa me këtë tërheqje lista tkurret në 15 kandidatë për kryebashkiakë.

Ndërsa Lamaj në arsyet e tij për tërheqjen nga gara shkruan se nuk dëshironte t'i shërbente përçarjes brenda së djathtës duke u shprehur se do të vijonte të mblidhte vota në fushatë elektorale për PD-në, por kundërshtoi koalicionin e Berishës me Metën duke e konsideruar si votë majtas çdo votë për ta. 

Kujtojmë se i fundit nga kandidatët që u tërhoqën nga gara ishte Sabah Sheta, kandidat për bashkinë e Krujës me arsyetimin se nuk donte t’i shërbente më përçarjes së demokratëve. Më para tij u tërhoq Gjergji Gjata, i cili u vendos nga PD si kandidat për Bashkinë e Korçës. Ai u tërhoq nga gara bashkë me kandidatët e këshillit bashkiakë. Po ashtu, nga gara u tërhoqën edhe kandidati i Lezhës Sandër Marku, e ndërsa nuk u miratuan nga kryesia, Bujar Vreto  në Librazhd, Ibrahim Bruka  në Vorë dhe Genc Doçi në Kurbin.

Emrat e PD për 14 Majin:
1.   Tiranë-Roland Bejko 
2.    Mallakastër- Agron Kapllanaj 
3.    Patos- Pranvera Rizai 
4.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj 
5.    Poliçan - Florian Qamo  
6.    Kuçovë - Ilirjan Koxhaj  
7.    Kamëz - Bilbil Bajraktari 
8.    Dibër - Naim Gazidede 
9.    Dimal- Dritan Sula 
10.    Sarandë- Skënder Muço 
11.    Vau i Dejës- Klomentina Drini 
12. Këlcyrë-Adriatik Spahiu
13-Bashkia Tepelenë- Sokol Guga
14-Bashkia Finiq- Leonidh  Papa

Kandidatë të tërhequr apo të pamiratuar
1.    Lezhë - Sandër Marku (tërhequr)
2.    Krujë - Sabah Sheta  (I tërhequr)
3.    Librazhd -Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)
4.    Vorë- Ibrahim Bruka  (I pamiratuar nga Kryesia)
5.    Kurbin- Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)
6.   
Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)

7.   Mirditë-Mark Ruçi (i tërhequr)

8. Shemso Lamaj (i tërhequr)

Kërkesa e Mark Ruçit për tu tërhequr nga gara

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:23
Tërhiqet nga gara për kryebashkiak, kandidati i PD për Gjirokastrën! Lamaj: Nuk dua t’i shërbej përçarjes brenda së djathtës

Kandidati i PD për Gjirokastrën, Shemsho Lamaj është tërhequr nga gara për kreun e bashkisë. Lajmin e bëri të ditur vetë Shemsho i cili me anë të një postimi në facebook, ka renditur disa prej arsyeve të cilat e bindën që të hiqte dorë nga kandidatura e tij. Një ndër to ishte fakti se sipas Lamajt, duke kandiduar do t’i shërbente përçarjes brenda së djathtës.

“Arsyet pse nuk do të marrë pjesë në këtë garë ( kjo edhe me miratimin e deges se PD Gjirokaster):

Nuk dua që ti shërbej përçarjes të së djathtës, sepse ka patur një rrugëtim të vështirë dhe me shumë pengesa.

Me keqardhje, por demokratëve ju duhet kohë për te vecuar liderin shpirtëror nga e ardhmja (fali Zot se nuk dinë se cfarë bëjnë).

Nuk dua që të ndizet debat midis demokratëve dhe ti vendosim epitete të paqëna njëri -tjetrit.

Sot jemi në një lëvizje kaotike dhe si intelektual nuk duhet ta nxis kaosin por të vendos para përgjegjësisë ata që për arsye personale dhe familjare vendosin përballë demokratët.

Duke qenë se cdo gjë do kohën e vet për tu maturuar, unë me qytetari dhe me pjekuri ,me nderim për cdo demokrat ju bëj thirrje që të lini emocionet por të kthjelloheni dhe të analizoni se janë momente historike dhe me pasoja socialo-ekonomike”-shkruan Lamaj ndër të tjera.

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 13/04/2023 08:27

    Dale dale se Alibasha ka per te ngel vetem me ket trangullin qe u fut per tiranen. Te pakten keni vulen,ziejeni mire edhe pijani lengun si caj.

    Përgjigju
  • polici: 12/04/2023 18:39

    boni efekt tritoli i atij te vau i dejes me duket

    Përgjigju
    • Ehe: 13/04/2023 00:41

      Tallni l.sht tallni se po ju vjen e po ju perpin vota e popullit te derrmuar qe mezi po nxjerr muajin te haje buke.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla