14 Maji/ Çfarë po ndodh me kandidatët e PD së Alibeajt, tërheqje nga gara dhe refuzim nga Kryesia! Nisin sulmet ndaj Roland Bejkos

TIRANË- Enkelejd Alibeaj ka prezantuar emrat e 19  kandidatëve për kryetar Bashkie, mirëpo kur nuk kanë kaluar 24 orë nga përfundimi i afatit të dorëzimit të listave në KQZ, kanë nisur tërheqjen e para dhe refuzimet.  Teksa Alibeaj përpiqet të bindë demokratët se vendimet e tij, u bënë për të mos thelluar përçarjen, lista ende e panjohur e kandidatëve të tij nisi të tkurrej.

Kandidati i Korçës, Gjergji Gjata njoftoi se është tërhequr nga gara bashkë me 40 kandidatët për këshillat bashkiakë. Po ashtu, nga gara u tërhoqën edhe kandidati i Lezhës Sandër Marku, e ndërsa nuk u miratuan nga kryesia, Bujar Vreto  në Librazhd, Ibrahim Bruka  në Vorë dhe Genc Doçi  në Kurbin.

Një lëvizje e tillë duke se është e shoqëruar me shumë pikëpyetje! Pse po tërhiqen kandidatët? A fshihet pas Sali Berisha? Dyshimet për këtë u shtuan kur media krah Berishës, u “sulën” ndaj kandidatit të Tiranës, Roland Bejko, një njeri i rreshtuar që në krye të herës kundër frymës Berishiste që ka kapluar në Partinë Demorkatike. Mediat krah Berishës, e cilësuan Roland Bejkon si një njeri që nuk ka folur kurrë kundër Edi Ramës apo Erion Veliajt. Për këtë akuzë reagoi edhe vetë Bejko.

‘Dy pyetje më mundojnë prej kohësh. Ku i gjen paratë Foltorja për shpenzimet financiare marramendëse që bën?! Në cilën bordero paguhen njerëzit e shumtë të të gjitha niveleve të angazhuar te Foltoria?!’- shkruan Bejko.

E pikërisht nga këto tërheqje të dyshimta, ende pa nisur gara mirë, vetë Enkelejd Alibeaj ka refuzuar që të japë një numër fiks kandidatësh. Në një deklaratë për mediat mëngjesin e kësaj marte, Alibeaj tha se janë dërguar rreth 20 dhe janë në proces regjistrimi, por tashmë i kanë mbetur vetëm 14 kandidatë. Ai ia hodhi fajin për dështimin e gjetjes së 61 kandidatëve për zgjedhjet lokale, dyshes Rama-Berisha. Kjo sepse sipas tij, Rama mbajti peng vulën e partisë duke e zvarritur në procese gjyqësore, ndërsa Sali Berishën e bëri përgjegjës për refuzimin e bashkimit të demokratëve.

“Manovrat e Ramës për stërzgjatjen e procesit gjyqësor dhe duke vazhduar më pas me gjuhën banale të Sali Berishës ndaj pjesës së PD-së që mendon ndryshe nga ai”, tha Alibeaj.

Derisa lista të zyrtarizohet, Alibeaj publikisht në fushë-betejë ka kandidatin e Tiranës, të përcaktuar mes dilemash e përplasjesh, Roland Bejkon apo edhe Agron Kapllanajn në Mallakastër, të dy të sulmuar ashpër nga Sali Berisha dhe njerëzit pranë tij.

Emrat e PD për 14 Majin
1.   Tiranë-Roland Bejko 
2.    Mallakastër- Agron Kapllanaj 
3.    Lezhë - Sandër Marku (tërhequr)
4.    Patos- Pranvera Rizai 
5.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj 
6.   Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)
7.    Poliçan - Florian Qamo  
8.    Kuçovë - Ilirjan Koxhaj  
9.    Kamëz - Bilbil Bajraktari 
10.    Krujë - Sabah Sheta 
11.    Dibër - Naim Gazidede 
12.    Dimal- Dritan Sula 
13.    Librazhd -Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)
14.    Vorë- Ibrahim Bruka  (I pamiratuar nga Kryesia)
15.    Sarandë- Skënder Muço 
16.    Mirditë-Mark Ruçi 
17.    Kurbin- Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)
18.    Vau i Dejës- Klomentina Drini 
19.    Gjirokastër Shemsho Lamaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:24
Lista e plotë ende mister, zbulohet se kush do të jetë kandidati i PD-së për Gjirokastrën

Shemsho Lamaj është kandidati i Partisë Demokratike për qytetin e Gjirokastrës për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj. Bëhet e ditur Lamaj ka marrë miratimin e kryesisë dhe ka pranuar këtë angazhim.

Partia Demokratike ende nuk e ka bërë publike numrin e bashkive ku do të ketë kandidatë për kryetarë bashkie. Deri tani ishin përmendur 18 emra, por Korça dhe Lezha janë tërhequr nga gara, ndërsa kandidatët e Vorës, Kurbinit dhe Librazhdit janë refuzuar nga kryesia.

Ora 17:21
PD edhe në Kurbin pa kandidat për zgjedhjet e 14 majit, Genc Doçi: Nuk me miratoi kryesia e PDSH-së

Genc Doçi i përfolur si kandidat për kryetar bashkie në Kurbin me Partinë Demokratike, nuk do të jetë në garë për zgjedhjet e 14 majit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Doçi në një postim në rrjetet sociale, ndërsa thekson se nuk e ka miratuar kryesia.

‘Te nderuar qytetare te Kurbinit! Unë nuk do jem kandidat për zgjedhjet vendore te 14 Maj 2023, pavarësisht dëshirës time te madhe për tu përfaqësuar. Kjo ndodhi pasi Kryesia e PDSH vendosi te mos e zyrtarizojë kandidaturën time. Ju falënderoj te gjithëve për mbështetjen qe me keni dhënë, e kam ndjere çdo ditë në takimet e shumta qe kemi bërë bashke! Me respekt Genc Doçi’- shkruan ai.

Ora 16:28
PD pa kandidat edhe në Vorë e Librazhd, kryesia nuk i miratoi

1680013908_page.jpg

Dy kandidatë të tjerë të Partisë Demokratike nuk do të garojnë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kandidati i Vorës, Ibrahim Bruka dhe kandidati i Librazhdit Bujar Vreto nuk janë miratuar një natë më parë nga kryesia e PD-së për të marrë pjesë në zgjedhje. I kontaktuar nga Report Tv, Ibrahim Bruka, u shpreh se nuk e dinte që nuk ishte më kandidat.

Ora 15:08
U paraqit kërkesa për regjistrim në KQZ, tërhiqet kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Korçës

 

Gjergji Gjata, kandidati i grupit Alibeaj për bashkinë e Korçës është tërhequr nga gara. Lajmin e ka njoftuar vetë ai përmes një postimi për mediat, ku edhe sqaron arsyet e marrjes së këtij vendimi.

 “Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. (Procedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)”, ka thënë Gjata

Ora 14:04
Do garojë për bashkinë e Tiranës, Bejko sulmon Berishën: S'mund të pranoj që PD të përfaqësohet nga partia e majtë që bën pazare në kurriz të demokratëve

 

Roland Bejko ka pranuar të kandidojë në logon e PD për bashkinë e Tiranës pasi nuk pranon që e djathta të përfaqësohet nga një parti e majtë. Kështu u shpreh në një konferencë për mediat duke iu referuar koalicionit Berisha-Meta.

“Shumë prej jush do të thonë se ke marrë letrat në duar. Këtë e kam bërë për respekt të pozicionit, të prezantimit të publikut dhe asaj që prezantojmë si PD. Ndihem i nderuar për detyrën dhe i emocionuar. Çdo detyrë që kam pasur në PD e kam ushtruar me pasion. Kjo detyrë mu ngarkua dhe ndoshta me përgjegjësinë më të madhe që kam pasur, nuk ishte i lehtë për mua, por kush më e njeh e di që nuk i iki përgjegjësive.

Unë do e jap kontributin tim për PD. Kjo është një garë për fatin e demokracisë. Mora përgjegjësinë duke pranuar kandidimin për Tiranën se s’mund të pranoj që PD të përfaqësohet nga një parti e majtë apo parti të majta të kamufluara si të djathta që gjatë gjithë historisë kanë bërë pazare në kurriz të demokratëve”, tha Bejko.

Ora 13:56
Alibeaj: Belind Këlliçi e kishte mundësinë të garonte në logon e PD, por zgjodhi atë të partisë së Ilir Metës, në pazarin e tij me Berishën

 

Enkelejd Alibeaj tha sot se Belind Këllici e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e Partisë Demokratike por ai tashmë është në logon e Partisë së Ilir Metës.

 “Përsa i përket Tiranës me duhet te them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka patur mundesine te perfaqesohej me siglen e PD. Pavarësisht asaj qe mendoj unë personalisht, asnje inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas dorën e bashkëpunimit për nje demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojnë për listën e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kësaj partie do te jete dhe Belind Kellici dhe nje liste qe demokrateve do tu shitet si bashkepunim apo aleance.

Çfarëdo emri te përdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metes dhe Sali Berishes është mënyra për te mbajtur peng demokratet dhe per ti detyruar qe dhe njëherë tjetër te votojnë për një parti te majte qe permes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet”, tha Enkelejd Alibeaj.

Ora 13:47
Alibeaj: Rama zvarriti procesin gjyqësor, Berisha zaptoi selinë e PD dhe çdo degë! Na penguan për procesin e kandidatëve të 14 majit

 

Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Sali Berishën dhe Edi Ramën për situatën e PD duke thënë se njëri zvarriti procesin gjyqësor për vulën e PD ndërsa tjetri zaptoi degën dhe selinë kryesore në Tiranë. Teksa mbetet e paqartë se sa kandidatë shkojnë në zgjedhjet e 14 majit nën logon e PD, Alibeajt thotë se vijon me idenë se duhet të kishin 61 përfaqësues.

“Pas shume vitesh po zhvillohet nje debat ne nje forum drejtues te nje partie per kandidatet. Nje debat i dobishem per situaten kaotike ne te cilen ndodhet aktualisht PD. Kush fshihet pas gishtit per te verteten e situates se demokrateve, duke e shitur ate si normale apo frymezuese, ose eshte i kapur nga verberia politike ose thjesht deshiron qe kjo “status quo” ne opozite te vazhdoje pa fund dhe pa zgjidhje.

Eshte e qarte qe PD eshte e percare dhe situata e vitit te fundit vetem se ka ndihmuar ne ndarjen e metejshme te demokrateve. Duke nisur nga manovrat e Edi Rames per ta sterzgjatur procesin e gjyqit e deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishes ndaj pjeses se PD qe mendon ndryshe nga ai.

Eshte e qarte per te gjithe qe çdo dege e partise demokratike duke perfshire edhe seline kryesore eshte zabtuar nga Berisha dhe njerezit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vete ne organizimin normal te nje partie qe po pergatitet te hyje ne zgjedhje

Me vjen keq qe ne kete periudhe nje pjese e mire e drejtuesve te PD dhe deputeteve, perfshire dhe mua, kemi kaluar kohe me se shumti me debate mes njeri-tjetrit ne forume, studio televizive apo ne kuvend, nderkohe qe duhet te kishim kaluar me shume kohe me demokratet. Ne mbledhjen me drejtuesit lokale te PD kam kuptuar qarte se baza e PD eshte e qarte ne orientimin politik. Per fat te keq me e qarte se ata qe duhet te orientonin bazen e sot perpeliten per te gjetur cfare drejtimi do marrin ne rruget e ndara te kesaj partie.

Vazhdoj ti mbetem mendimit dhe qendrimit se duhet te kishim 61 perfaqesues ne bashkite per zgjedhjet lokale. Por sterzgjatja e procesit gjyqesor per PD, vendimi I KQZ dhe cuarja ne limite kohore na kushtezoi ne kete proces. Pertej faktit qe deri ne momentin e fundit, dora jone ka qene e shtrire per ata kandidate te foltores qe kane dashur dhe jane penguar ne forma te ndryshme te kandidojne ne siglen e PD.

Eshte e qarte per ju te gjjthe se nje pjese e deputeteve dhe kryesise kane qene te ndare lidhur me vendimin per tu prezantuar me kandidate ne zgjedhje. Kjo eshte e bukura dhe e vecanta e rralle e nje force polititke ne Shqiperi. Diskutimet ne forume dhe respektimi i vendimit te shumices. Uroj te jemi shembull per cdo formacion politik qe organizon votime ku rezultati dihet para se te nise procesi apo preferenca kryetaresh qe shiten si proces perzgjedhjeje. Jam po kaq i sigurt se ne rast se Kryesia do te kishte votuar kunder ketij propozimi do ta kisha respektuar.

Persa i perket Tiranes me duhet te them dhe njehere se Belind Kellici e ka patur mundesine te perfaqesohej me siglen e PD. Pavaresisht asaj qe mendoj une personalisht, asnje inat apo preference personale, asnje mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas doren e bashkepunimit per nje demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjeter vazhdojne me lojrat dhe pazaret duke i kerkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojne per listen e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kesaj partie do te jete dhe Belind Kellici dhe nje liste qe demokrateve do tu shitet si bashkepunim apo aleance.

Cfaredo emri te perdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metes dhe Sali Berishes eshte menyra per te mbajtur peng demokratet dhe per ti detyruar qe dhe njehere tjeter te votojne per nje parti te majte qe permes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet.

Akuza per pazare me Edi Ramen.

Kam zgjedhur qe mos ti pergjgijem shpifjeve te pabaza te atyre qe ne keto 30 vite jane puthur dhe peshtyre me cdo politikan te partise se vet apo kundershtar politik. Kam zgjedhur gjithashtu te jem etik dhe mos te perdor kurre banalitete apo epitete te shemtuara as per kundershtaret politike. Kjo eshte menyra qe kam zgjedhur sepse pervec akuzave te pabaze deri me sot, nuk kam pare apo lexuar nje fakt qe te vertetoje se kam bashkepunuar me Edi Ramen apo dike tjeter nga Rilindja. Kam zgjedhur te jem transparent dhe i hapur ne vend te makinacioneve te fshehta dhe pazareve qe jane kaq te dukshme ne arkiven e politikes shqiptare. E keni pare gjate gjjthe kesaj periudhe se kush ka qene agresiv ne media apo rrjete sociale? Se kush ka financuar takime te perditshme, regji qendrore, media dhe analiste per te perbaltur ata qe mendojne ndryshe ne nje parti politike. Mendoni se do lejonte Edi Rama qe parate te derdheshin lume nese nuk do ti interesonte e gjithe kjo tymnaje dhe sherr i panevojshem mes demokrateve? Une nuk mund te ngre gishtin dhe te akuzoj pa fakte konkrete nese dikush nga foltorja eshte bashkepunetor i Edi Rames. Por ndonjehere ajo qe thone prokuroret “ndiq parane” vlen dhe ne politike. Sidomos per politiken shqiptare. Ndiq parane, shih kush shton te ardhurat dhe shpenzon pa i justifikuar parate dhe te jeni te sigurte se rruget te cojne tek Edi Rama.

Ju ftoj te shihni cdo shpenzim tonin gjate vitit te fundit dhe do ta kuptoni se ku fshihet djalli. Dhe kete here jo ne detaje te vogla, por ne thesin e atyre qe shpenzojne dhe arketojne ne ate qe per demokratet dhe shqiptaret e thjeshte eshte regjimi i Edi Rames”, tha Alibeaj.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/03/2023 03:12

    /KISTRA/,frike,presion,apo sabotim?

    Përgjigju
  • Keli: 29/03/2023 01:47

    Edhe me i padituri e kupton farsen e piste te Alibeaj me regji te mafiozit te fundit komunist Rama. Si sju vjen turp qe vazhdoni e vazhdoni te beni prpogande sa per kleptokracine ramiste, aq per shkerdhatokracine eksperimentale yuristo-rampalliste.

    Përgjigju
  • iliri: 29/03/2023 01:32

    MOS VOTONI AS PER ROLANDIN,,AS PER BELINDIN,,AS PER ERION VELIAJN....TE TRE JANE SI NJE MUT I NDARE NE TRESH,,,VOTONI PER ENDRI SHABANIN,,OSE ARLIND QORRIN....

    Përgjigju
  • Alibes: 28/03/2023 22:56

    Fitues i sigurte eshte ky Bejko ne Tirane. E ka te sigurte fitoren.si kalon as 100 vota ne gjithe Tiranen.Llum si kandidat.ik Bejko ne gjinokaster madje as atje se rrun njeri per ty se je shume antipatik

    Përgjigju
  • Kistra: 28/03/2023 15:16

    Te gjithe do te dorehiqen kandidatet e Alibeajt, eshte rene dakord me palen tjeter. Po pse nuk jane dorehequr me pare? Sepse kane pritur perfundimin e afatit per regjistrim, qe t'mos kene mundesi t'i zevendesojne.

    Përgjigju
  • Maf.ut Shala: 28/03/2023 14:26

    Si Lala si Sala të gjith një mut jan, jan hajduta e kodosh e jan pa din e pa iman aman aman çfar syri po ju shikon ktyre hajvon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Meta tregon pse u thirr në Prokurorinë e Posaçme: Nuk kam besim te SPAK! Nuk ndaloj askënd të ketë dashuri për të

Meta tregon pse u thirr në Prokurorinë e Posaçme: Nuk kam besim te SPAK! Nuk ndaloj askënd të ketë dashuri për të