Zgjedhjet, Vlahutin: Presionet
për të votuar, të papranueshme

Zgjedhjet, Vlahutin: Presionet<br />për të votuar, të papranueshme
Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin nga Shkodra ka theksuar se procesi zgjedhor në Shqipëri është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit ndaj u ka bërë thirrje votuesve të mos pranojnë asnjë presion qoftë edhe nga familjarët e tyre.
 
Vlahutin në takimin që pati me shoqërinë civile tha se komuniteti ndërkombëtar po planifikon monitorimin e zgjedhjeve ndërsa është duke vëzhguar lëvizjet në administratë apo nëse ka abuzime me transaksionet e parave.
 
“Çdo lloj presioni apo transaksioni mbi blerjen e votës me para në dorë apo favor tjetër, duhet refuzuar. Ju si përfaqësues të shoqërisë civile keni përgjegjësi më të madhe për të raportuar e monitoruar këto abuzime. Zgjedhjet janë përgjegjësi thelbësore e qytetarëve. Çdo qytetar duhet të jetë vigjilent për çdo element që tenton të abuzoje me procesin. Ne si komunitet ndërkombëtar po planifikojmë të monitorojmë zgjedhjet.
 
Përparësi kemi në monitorimin e lëvizjeve të parave nëse ka abuzime si dhe lëvizjen e administratës. Do të ketë edhe një fushatë ndërgjegjësuese. Në fokus do të jenë qytetaret të cilët do të pyeten nëse kanë parë që shitet vota apo ka korrupsion.
 
Zgjedhjet janë për qytetaret dhe ju nuk keni vetëm detyrë të votoni por keni përgjegjësi edhe për raportim.
 
Zgjedhjet parlamentare janë tepër të rëndësishme pasi përcaktojnë qeverinë e ardhshme, ka të bëjë me të ardhmen 4-vjeçare të vendit”
, është shprehur Vlahutin.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?