Partia Demokratike ka bërë një përpjekje të fortë për të bërë kthesën e madhe në Dibër. E favorizuar nga skandali seksual që ka lënë shije të keqe ende të pashuar nga Shukri Xhelili, ajo zgjedhi të kandidojë Sherefedin Shehun, një nga figurat më serioze në sferën ekonomike në selinë blu.

Por lehtësia e pas-skandalit në kampin e majtë, nuk është e mjaftueshme për të lehtësuar garën e Sherefedin Shehut, i cili do të duhet më së pari të unifikojë partinë e tij dhe koalicionin.