Zgjedhjet, Vulin: Fletëvotimet pa
simbole shtetërore të Kosovës
Lista unike serbe do të korrë fitore absolute në të gjitha komunat me shumicë serbe, thotë Aleksandar Vulin drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë. AiI thotë se serbët në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë që në materialin zgjedhor të figurojë simboli i Republikës së Kosovës. (Foto: Aleksandar Vulin, drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë)
BEOGRAD- Lista unike serbe do të korrë fitore absolute në të gjitha komunat me shumicë serbe, thotë Aleksandar Vulin drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë. Ai thotë se serbët në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë që në materialin zgjedhor të figurojë simboli i Republikës së Kosovës.
“Milorad Dodik, kryetar i Republikës Srpska, me të drejtë është shumë i respektuar në Kosovë, prandaj pse mos ta kemi edhe ne Dodikun tonë”, ka thënë Vulin për gazetën serbe “Danas”.
”Prishtina frikësohet se do të ndodhë që serbët të kenë, kryetarin e Komunës, shefin e policisë, prokurorin edhe në qoftë se ata do të jen përfaqësues legjitim të tyre ”, ka thënë Vulin.
Ai ka shtuar se presionet me të cilat po përballen për shkak të dëshirës që të formojnë listën unike serbe për zgjedhjet lokale në Kosovë, tregon se kjo është një përgjigje e duhur në situatën aktuale.
Vulin ka thënë se të gjitha bisedimet janë proces në vazhdim. Sipas tij, Prishtinë vazhdimisht do të kërkojë arsyetime dhe ta vërtetojë veten si një shtet. “Ne këtë nuk e lejojmë. Këtu paraqitet ndërprerja”, tha ai.
Ai thotë se Prishtina mendon se në fletëvotime dhe në materialin tjetër zgjedhor duhet të figurojë simbolet e shtetit të Kosovës.
“Kjo për neve është e papranueshme. Për këtë ekziston
OSBE, roli i të cilit për organizimin e zgjedhjeve do të jetë vendimtar, në mënyrë që zgjedhjet të mos paraqesin legalizimin e spastrimit etnik. Për këtë ne zëshëm kemi thënë se në qoftë se shkon EULEX-i, sa na përket neve gjithçka nis nga fillimi”, tha Vulin.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.4%
-
Jo
33.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15