TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkelur udhëzuesin e tij për zgjedhjet brenda degëve të PD-së për t’i garantuar mbrojtje politike Xhelal Mziut. Pavarësisht se në udhëzuesin e shpërndarë në strukturat e PD-së ishte parashikuar që kryetarët e degëve dhe personat që mbajnë poste të larta publike si kryetar Bashkie, Drejtor apo Kryetar Komune të mos kandidonin në zgjedhjet e brendshme, ai ka shkelur udhëzuesin e tij duke lejuar që në garë të futej Xhelal Mziu.