Zgjedhjet,zbulohet shefi i misionit
të vëzhguesve të OSBE-ODHIR

OSBE­ODHIR ka bërë publik emrin e shefit të misionit që do të monitorojë zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri. Peter Tejler do të udhëheqë delagacionin e vëzhguesve të zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë.

“Në nisje të misionit të OSBE­ODHIR për monitorimin e zgjedhjeve të 18 qershorit, ky organizëm do të mbajë një konferencë për mediat këtë të martë në orën 11:00.

Ambasadori Peter Tejler, kreu i delegacionit të OSBE do të prezantojë funksionin e misionit dhe aktivitetin e tij. Gjatë ditës së zgjedhjeve, delegacionit të OSBE­ODIHR do t’i bashkohet edhe një delegacion nga Asambleja Parlamentare e OSBE Delegacioni i monitorimit të OSBE­ODHIR dhe prezenca e OSBE në Shqipëri operojnë në mënyrë të pavarur gjatë mandateve të tyre. Konferenca zhvillohet në orën 11 këtë të martë”,-thuhet në njoftimin për mediat.

Ambasadori Peter Tejler është aktualisht ambasadori i Suedisë në Republikën Islamike të Iranit. Karriera e tij e hershme diplomatike përfshin detyra në Pragë, Damask, Bon dhe në ministrinë e Punëve të Jashtme në Stokholm. Në vitin 1991 ai u emërua shef i Zyrës së Ministrit të Jashtëm në këtë ministri.

Në vitin 1994 ai u mori detyrën si zëvendës/shef i Misionit suedez në Uashington DC. Pas detyrës në Amerikë nis karriera e tij e vërtetë diplomatike në Lindjen e Mesme. Në vitin 1999 ai shkoi në Pakistan si ambasadori i Suedisë dhe që nga viti 2002 ai ishte gjithashtu ambasador jo-rezident në Afganistan. Gjatë viteve 2003-2008 ai shërbeu si Shef i Departamentit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore në Ministrinë e Jashtme Suedeze.

Ndërsa në vitin 2008 u emërua ambasador në Afrikën e Jugut dhe më vonë edhe ambasador jo-rezident në Botsvana, Namibi dhe Lesoto. OSBE-ODIHR e kanë caktuar atë shef të misionit vëzhgues edhe në zgjedhjet presidenciale të Uzbekistanit, në fund të cilave ai nënvizoi reformat ligjore që duhej të ndërmerreshin që këto zgjedhje të arrinin standardet demokratike.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)