‘Zgjedhorja’, Hysi në Report Tv: Jemi vonë, asgjë konkrete nga tryeza e palëve

Rrezikohet të arrihet reforma zgjedhore në afatet e parashikuara. Është anëtarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore Vasilika Hysi që në një komunikim për Report tv tha se Këshilli politik ku bën pjesë dhe opozita jashtë parlamentare nuk ka sjellë asnjë produkt konkret.

Veprimtaria e këshillit Politik ka funksionuar deri në datën 10 mars, më pas ne nuk kemi informacion. Më datë 6 maj është thirrur mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore ku anëtarë të komisionit do të informohen për punën që ka bërë ky këshill dhe hapat që do ndërmerren. Unë do të kisha një kërkesë si anëtare e këtij komisioni që sa më shpejt të jetë e mundur jo vetëm të informohemi por dhe të kemi një produkt konkret, real në tryezën e çdo anëtari me qëllim që ne të fillojmë diskutimin dhe miratimin e tij në seancën plenare. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk mund të lihen në minutë të fundit . Kemi pasur kohë të mjaftueshme, gati dy vjet. Është e pafalshme që duke i dhënë mundësi opozitës jashtëparlamentare për tu angazhuar, të krijohen pengesa të tilla”, shprehet Hysi.

Vonesat e këtij procesi nuk do të kalojnë pa pasoja.

Është koha të lëmë fjalët e tepërta dhe ne si anëtarë të Komisionit të reformës që kemi peshën dhe përgjegjësinë për ti çuar seancës plenare një produkt sa më të mirë, të fillojmë sa më shpejt nga puna. Çdo ndryshim duhet bërë në kohën e duhur. Ti japim mundësinë KQZ të formatohet. Ka dy variante me riorganizimin dhe nëse miratohen variantet e propozuara kërkohet një kohë e mjaftueshme për të realizuar aktet nënligjore,  ristrukturimin e saj dhe për të vendos në funksionim këtë mekanizëm të zgjedhjeve. Është mirë të mbyllet deri në qershor”, shtoi Hysi.

Reforma zgjedhore do të jetë në fokusin e Komisionit të Posaçëm javën e ardhshme, pasi do të diskutohet puna a Këshillit Politik, pas kalimit të afatit 15 mars.

Më herët, anëtarja e këshillit politik për reformën zgjedhore Rudina Hajdari ka bërë me dije për Report tv se synohet që para sezonit të verës të përfundojë realizimi i reformës zgjedhore. Nga ana tjetër, burime për Report tv nga PD konfirmuan se nuk ka pasur asnjë diskutim lidhur me afatin e realizimit, duke pranuar njëkohësisht dhe mungesën e komunikimit mes anëtarëve të kësaj tryeze pas përhapjes së covid-19 në vendin tonë.

Një tjetër çështje e lënë pezull nga pandemia është dhe hetimi për presidentin Ilir Meta nga Kuvendi i Shqipërisë. Vasilika Hysi u shpreh e bindur se “paqja” Meta Rama nuk do ndikojë në punën e këtij komisioni.

“Dua të bëj një dallim mes punës së Komisionit dhe marrëdhënieve të presidentit me qevrinë. Puna që bën qeveria dhe Këshilli i Sigurisë që mblidhet rregullit nga Presidenti janë veprimtari normale. Puna e komisionit hetimor është dicka tjetër dhe nuk ka të bëjë fare me komunikimet që kanë mes tyre”, tha Hysi.

Komisioni Hetimor për kreun e shtetit shtyhet deri në 31 korrik, ndërkohë pritet dhe opinion përfundimtar i Komisionit të Venecias lidhur me akuza të tjera të shtuara ndaj presidentit për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uku Momlit: 02/05/2020 16:11

    Ps eshte kthyer ne nje puset ujrash te zeza ku grumbullohen e grumbullohen vazhdimisht tere interesat korruptive te klases degjeneruar politike shqiptare. Populli nuk mundet ti bej balle kesaj te keqeje te madhe dhe pret duke u dridhur nga deshperimi,doren e forte amerikane.

    Përgjigju
  • Reforma e vertete: 02/05/2020 14:27

    Dmth, sipas zonjes kush e ka fajin ?? Filloni nga vetja, pra reformoni njerezit qe keni ju per reformen, qe nga z. Gjiknuri te parin. Derisa eshte e bllokuar kjo reforma fillimisht shifni nga vetja, jo vetem opozita fajtore per cdo gje . Kur nje formule deshton , shihet zgjidhje tjeter, normale eshte. U be legjende kjo reforme komplet nga paaftesia juaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion