Deputeti Redi Muçi tha në Kuvend se Lëvizja Bashkë është përjashtuar nga komisioni i reformës zgjedhore. Lëvizja Bashkë mund të marrë pjesë në komision dhe të japë propozime, por pa të drejtë vote. Muçi tha se nuk janë as OJF dhe as institucione, por parti politike dhe përfaqësojnë një pjesë të qytetarëve shqiptarë.
“Ku është tradita parlamentare, për të përjashtuar një parti që përfaqësohet në Kuvend. Dhe ai tha është me konsensus 99% dhe 1% që nuk është pjesë e konsensusit është lëvizja bashkë. Pyetja ime është, ku zboheni që përjashtoni nga e drejta e votës që parti parlamentare si me qenë ndonjë OJF apo institucion që është aty për të dhënë ca propozime apo për të dhënë mend”, tha Muçi.
Lajmi kryesor:
Ngrihen Komisionet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, marrin ‘OK’ në Kuvend! Partitë e vogla: Doni të na vrisni, s’jemi OJF! Balla: Ka gjithëpërfshirje











