Edmond Stojku, kryetari i grupit 'Demokraci dhe Drejtësi' në Parlament tha në 'Pa protokoll" në Report Tv se nuk do të votojë marrëveshjen e 5 qershorit në Kuvend për Kodin Zgjedhor, nëse nuk merren parasysh dy kërkesat e grupit të tij që janë listat e hapura dhe depolitizimi i komisionerëve të numërimit të votave.

 "Dy kërkesat tona janë listat e hapura dhe  depolitizimi i komisionerëve të numërimit të votave. A do të votojnë ata dy kërkesat tona që ne të votojmë kërkesat e tyre? Ne kërkojmë vetëm dy gjëra dhe politika është konsensus, listat e hapura dhe depolitizimi i komisionerëve të numëritmi të votave", tha Stojku

Kërkesa e grupit demokrat në parlament e kryesuar nga Myslim Murrizi për ndalim të koalicione para zgjedhore, për Stojkun nuk është pjesë e kërkesave të grupit të tij, madje ai tha se është për uljen e pragut 5 % për të siguruar një mandat duke thënë se për të do të ishte e pranueshme 2.5 %.

"Diskutimi i pragut në 5 % është i gjerë ku çdo grup ka kërkesat e veta. Ne si grup 'Demokraci dhe Drejtësi' jemi kundër pragut 5 % dhe do te diskutohet që ajo të jetë 2.5 %" tha Stojku.