Zgjerimi 18.4 mln euro i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, shpallet fituesi për mbikëqyrjen

Zgjerimi 18.4 mln euro i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, shpallet fituesi për mbikëqyrjen

Pas shpalljes së kompanisë fituese për tenderin e zgjerimit të rrugës Elbasan Qafë Thanë nga Autoritetit Rrugor Shqiptar ku fitues ishte kompania Alb-Building me ofertën 2.1 miliardë lekë (18 milionë euro) pa TVSH, së fundmi është konfirmuar edhe emri i kompanisë mbikëqyrëse.

ARRSH njoftoi se INVICTUS është kompania fituese për kontratën e supervizionit ““Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë, (Faza 1)” me një vlerë 18.4 milionë lekë. Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga rrugët më të rëndësishme në vend, pjese e korridorit VIII, që si itinerar ka Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

“Për vendin tonë, ky aks rrugor lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit dhe shtetit tonë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. Nga ana e MIE është kërkuar realizimi i një ndërhyrje për përmirësimin e kushteve të lëvizjes së automjeteve në segmentin rrugor nga Dalja e Qytetit të Elbasanit deri në Qafë Thanë. Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km. Gjithashtu, nga investitori është kërkuar që ndërtimi të ndahet në disa faza, duke e bërë më fleksibël realizimin e veprës, si nga ana manaxheriale ashtu dhe nga ana ekonomike”, thuhet në dokument.

Teksa gjatësia është 50 kilometra ndërhyrja e parë përfshihet një segment prej 5 kilometrash.

“Projekt fillon në dalje të Fshatit Labinot-Fushë në km 1+440 dhe përfundon në fshatin Mirakë, në km 6+500 dhe ka një gjatësi prej 5060ml. Në pjesën e fillimit, ky segment rrugor shtrihet mbi trasenë e rrugës ekzistuese (deri në km 2+690) pastaj gjurma e rrugës kalon komplet në buzë të lumit Shkumbin, në formën e një by-pass-i për zonën e fshatit Xibrakë, ku parashikohen edhe mbrojtje lumore dhe vepra të ndryshme hidroteknike. Kjo zgjidhje shmang edhe problematikën e madhe të kalimit nën Hekurudhë në km 3+020, në fillim të fshatit Xibrakë”, thuhet në dokument.

Parametrat e aksit kryesor janë të tillë: kategoria e rrugës: B , ndërurbane parësore, gjatësia e segmentit kryesor: 5060 ml, gjerësia e kurorës: 23.5 m dhe vija e kalimit: dy korsi për secilën anë me nga 2.75 metra./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat