Zgjerohet gjatë natës vatra e zjarrit në Malin e thatë, është prekur edhe Parku Kombëtar i Galiçicës! Kërkohet ndihmë nga Ohri

POGRADEC-Prej gati 4 ditësh një zjarr ka përfshirë Malin e Thatë në Pogradec. Gjatë natës së kaluar është zgjedhur vatra e zjarrit dhe ka prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës.

Sipas të dhënave një grup pune prej 10 vetash ka shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës, ndërsa janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës. Sipërfaqja e përshkruar është e madhe dhe zjarri po i afrohet pyjeve me dushk. Është kërkuar ndihmë edhe në komunën e Ohrit por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse kanë nisur forca njerëzore.

Zjarri prej 4 ditësh në këtë zonë ndërsa në 24 orët e fundit për shkak të erës ka marrë përhapje të madhe. Zharri mendohet i qëllimshëm nga barinjtë e zonës së Malit të Thatë për kullota të reja, por ka dalë jashtë kontrollit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot