Një zjarr ka përfshirë Malin e Thatë në Pogradec. Punonjës të Zonave të Mbrojtura kanë nisur prej mëngjesit fikjen e zjarrit me mjete rrethanore pasi është e pamundur të ngjiten mjetet zjarrifëse.

Sipas të dhënave kemi të bëjmë me sipërfaqe kullotë e cila dyshohet të jetë e qëllimshme. Zjarri është në kufi me Parkun Kombëtar të Galiçicës dhe po punohet për izolimin e tij. Aktualisht në zonë janë vetëm punonjës të Shqipërisë. Nuk dihet ende sipërfaqja e djegur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Zjarr në fshatin Mançurisht në kufi me Gollobordën

Një zjarr ka rënë në fshatin Mançurisht, në kufi me fshatin Gollobordë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka rënë në tokat bujqësorë të këtij fshati. Drejt vendit të ngjarjes është nisur zjarrfikësja dhe policia ndërkohë që aktualisht zjarri nuk paraqet rrezik pasi është larg zonave të banuara. Ditët e fundit në disa zona të juglindjes ka pasur situata problematike të krijuara nga zjarri si ajo e parkut kombëtar te Prespës më pas mali i Thatë ndërkohë që vetëm pak minuta më parë është regjistruar edhe një tjetër vatër në Mançurisht.