SHKODER - Pavarësisht se reshjet kanë pushuar prej afro dy ditësh, harta e përmbytjeve në zonën e NënShkodrës është zgjeruar goxha. Rritja e nivelit të liqenit të Shkodrës ka bërë që nën ujë të jenë 9 600 ha tokë bujqësore si dhe të izolohen nga uji afro 405 banesa në komunat Dajç, Ana e Malit, Berdicë dhe Bushat. Nga këto zona janë evakuuar edhe 10 familje sëbashku me bagëtitë pasi kanë rrezikuar të përmbyten. Nga ana tjetër aksi nacional Shkodër- Velipojë vijon të mbetet i bllokuar pasi segmenti prej rreth 200 m gjatësi tek Ura Gjolulit ka prani të konsiderueshme uji.
Në zonën e NënShkodres komuna e Anës së Malit vijon të mbetët më problematikja me 1400 Ha toke nën ujë, 161 shtëpi të izoluara nga uji në fshatin Obot, 10 shtëpi të izoluara nga uji në fshatin Muriqan dhe 30 shtëpi të izoluara nga uji në fshatin Goricë.
Ndërkohë rrugët që lidhin fshatrat Obot dhe Goricë janë të pakalueshme. Në komunën e Dajcit të Bregut të Bunës evidentohen rreth 1500 ha tokë nën ujë, 50 shtëpi të izoluara nga uji dhe 10 familje janë evakuuar së bashku me gjënë e gjallë.
Rruga që lidh komunën e Dajcit është e pakalueshme. Në komunën Bërdicë janë rreth 800 ha tokë nën ujë dhe 150 shtëpi të izoluara nga uji. Mëngjesin e së dielës në hartën e përmbytjes është përfshirë edhe komuna e Bushatit pasi uji ka vërshuar në tokat e kësaj komune ku evidentohen rreth 600 ha toke nën ujë dhe 14 shtëpi të izoluara nga uji.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga prefektura e Shkodrës konstatohet se niveli i ujërave nuk ka ndryshuar dhe ngelët në nivelin kërcënues, pasi Liqeni i Shkodrës është në nivelin maksimal dhe për rrjedhojë fryrja e Lumit Buna vazhdon të krijojë impakt në zonat e përmbytura.
Nga Autoriteti Rrugor në bashkëpunim me Institucionin e Prefektit të Qarkut janë marrë masat e duhura për të vendosur sinjalistike dhe kufizues në akset e rrugëve të përmbytura me qellim parandalimin e aksidenteve të mundshme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com