Zgjerohet skandali i korrupsionit
në FIFA, arrestohen 10 zyrtarë
Korrupsioni ka goditur sërish FIFA-n. Arrestime të reja kanë ndodhur në qeverinë botërore të futbollit, në kuadër të hetimeve për skandalin korruptiv të FIFA-s. Sipas autoriteteve zviceriane, në bazë të hetimeve që po udhëhiqen nga prokurorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë arrestuar 10 zyrtarë të tjerë gjatë orëve të natës, mes tyre dy zyrtarët e lartë Juan Angel Napout, president i Konfederatës së Futbollit e në Amerikën e Jugut si dhe Alfredo Hawit president i konfederatës së Futbollit në Amerikën Qëndrore.
Korrupsioni ka goditur sërish FIFA-n. Arrestime të reja kanë ndodhur në qeverinë botërore të futbollit, në kuadër të hetimeve për skandalin korruptiv të FIFA-s. Sipas autoriteteve zviceriane, në bazë të hetimeve që po udhëhiqen nga prokurorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë arrestuar 10 zyrtarë të tjerë gjatë orëve të natës.
Disa prej të arrestuarve, sqaron Policia, janë prangosur në të njëjtin hotel ku u realizuan arrestimet e mëparshme gjatë muajit maj, kur FIFA pësoi tronditjen e parë në kuadër të skandalit korruptiv, që nxorrën në dritë hetuesit amerikane. Mes të arrestuarëve janë dhe dy zyrtarë të lartë Juan Angel Napout, president i Konfederatës së Futbollit e në Amerikën e Jugut si dhe Alfredo Hawit president i konfederatës së Futbollit në Amerikën Qëndrore. Të dy janë nënkryetarët dhe anëtarët e komitetit ekzekutiv të FIFA-s. Të arrestuarit janë të akuzuar, për shantazh, pastrim parash dhe mashtrim.
“FIFA është në dijeni të veprimeve të ndërmarra nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e plotë me hetuesit amerikanë, në përputhje me ligjet e Zvicrës”, theksohet në një deklaratë organit më të lartë të funtbollit.
Ndërkohë një hetim tjetër nga zvicra dhe SHBA, sa i përket ofertave për Botërorin e vitit 2018 dhe atë të vitit 2022 ka nisur në fillim të këtij viti. Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter, dhe presidenti i UEFA-s, Michel Platini aktualisht janë pezulluar për 90 ditë nga akuzat për korrupsion.
Pas skandalit të korrupsionit në FIFA, shefi i saj Sepp Blatter njoftoi se do të japë dorëheqjen si president në shkurt të vitit 2016, pas 17 vitesh në krye, pavarësisht se ishte rizgjedhur vetëm disa kohë më pare.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
2.2%
-
Jo
97.2%
-
Nuk e di
0.5%
Vota total: 28349
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Belgjikë/ U kapën me plantacionin kanabisi me vlerë 800 mijë euro, 5 shqiptarët rrezikojnë deri në 25 vite burg në total! Dëshmia: Mendova se këtu lejohej!
10 Tetor, 22:49
-
'Mosbindja civile vazhdon', deputetja e PD-së: Qeverinë teknike e kemi në dorë
10 Tetor, 22:48
-
Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh
10 Tetor, 22:37
-
Vjosa Osmani takim me ndihmës sekretarin e SHBA: Kosovës i duhet dialog strategjik me vendin tuaj
10 Tetor, 22:37
-
Shtyhet sërish hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes në BE
10 Tetor, 22:25
-
Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë
10 Tetor, 22:14
-
Maqedoni e Veriut: Gjykata Kushtetuese heq ‘Balancuesin’
10 Tetor, 22:12
-
'Përdori foltoren fetare për të quajtur shtet terrorist Izraelin', Poli Hoxha për deklaratat e Erdogan: E tha në kontekstin e xhihadit për gjithë myslimanët
10 Tetor, 22:02
-
Lirohet nga paraburgimi politikani serb, Arsenijeviç
10 Tetor, 21:59
-
Rama vizitë nesër në Hungari, do takohet me kryeministrin Viktor Orban! Pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi
10 Tetor, 21:57
-
Erdogan në Tiranë/ Krashi: Ditë e rëndësishme spirituale! Lisander Hoxha: Rama luan me marrëdhëniet personale në diplomaci
10 Tetor, 21:51
-
Stuhia e shekullit ‘Militon’ goditi Florida-n! 9 të vdekur, 3.3 milionë banesa pa energji elektrike
10 Tetor, 21:46