Zgjidh ekuacion matematikor 5x5=? dhe ke 5 sekonda kohë për të marrë ç’të duash falas në minimarket

Zgjidh ekuacion matematikor 5x5=? dhe ke 5 sekonda kohë për të marrë ç’të duash falas në minimarket

Kjo është ideja e Ahmed Alwan, 20 vjeç, djali i pronarit të dyqanit ‘Lucky Candy’ në Bronx, një nga lagjet ‘më të vështira’ në New York. Nisma është bërë jashtëzakonisht e popullarizuar pasi kuizet matematikore djali i ka hedhur edhe në internet. Pyetjet janë të thjeshta, por ju duhet të përgjigjeni brenda kohës së caktuar: "Sa bëjnë 5x5" apo dhe "9x9-5"

"Doja të ndihmoja njerëzit duke i bërë ata të argëtohen"

Siç shkruan ‘CNN’, Alwan hartoi sistemin e pyetjeve "për të ndihmuar njerëzit".

"Kështu që u regjistrova në ‘TikTok’ dhe krijova këtë sfidë. Është një mënyrë për të argëtuar dhe edukuar njerëzit në vështirësi, duke i bërë gjithashtu ata të buzëqeshin", tha Ahmed Alwan. Projekti ka vazhduar për disa javë dhe në ‘TikTok’ 20 vjeçari tani numëron mbi 300 mijë ndjekës, ndërsa në Instagram ka tejkaluar 31 mijë.

Ndihmë për banorët e Bronx

Ideja e Ahmed Alwan përshtatet në një kontekst të vështirë, atë të Bronx, dhe synon të ndihmojë njerëzit që janë në vështirësi ekonomike në mënyrë që ata të mund të kursejnë për nevojat themelore dhe pastaj të përqendrohen në shpenzime më të mëdha, të tilla si qiraja, për shembull.

"Jam vërtet krenar", thotë Saleh Aobad, babai i Ahmedit.

"Nisma po ndikon pozitivisht në biznesin tonë sepse ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve dhe gjithashtu përhap pozitivitet në komunitet".

Por Ahmed, një student i farmacisë në ‘Bronx Community College’, nuk është fillestar në iniciativat e solidaritetit. Ai shpesh u krediton para klientëve në dyqan, shpjegon babanë e tij dhe mëngjeseve veçanërisht të ftohtë, kur ai sheh njerëz duke fjetur jashtë, në zonën afër minimarketit, iu ofron atyre falas kafe dhe banane.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave