Zgjidhen tre anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave

Zgjidhen tre anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave

Valter Memisha, Anila Hoda dhe Adem Bunguri

Pas afro një viti konkurrim, sot në mbledhjen e Asamblesë u përmbyll zgjedhja e kandidatëve të regjistruar për katër fusha të reja të hapura me vendim të Asamblesë.

U regjistruan gjithsej 9 kandidatë, nga të cilët 6 prej tyre u kualifikuan për garën përfundimtare, që u zhvillua sot.

Në përfundim të votimit, komisioni bëri të njohur për të pranishmit në sallë dhe për ata në linjë (online) se nga katër fusha pati fitues vetëm për tri prej tyre, si vijon:

1. Për shkencat arkeologjike për titullin akademik: prof. Adem Bunguri.

2. Për shkencat e mjekësisë veterinare për titullin akademik, prof. Anila Hoda.

3. Për shkencën e gjuhësisë, për titullin akademik prof. Valter Memisha.

Komisioni do të shpallë nesër pasqyrën analitike të rezultateve për të gjithë kandidatët.

Kryesia e Akademisë falënderon të gjithë pjesëmarrësit në garë, institucionet dhe organizmat që u përfshinë në përzgjedhjen, vlerësimin dhe votimin e tyre.

Mbledhja e Asamblesë u zhvillua me këtë rend dite:

-Paraqitja e raportit të Kryesisë për veprimtarinë e Akademisë së Shkencave gjatë vitit 2022 dhe për programin e punës për vitin 2023.

-Pyetje dhe diskutime rreth raportit.

Zhvillimi i zgjedhjeve për anëtarët e rinj të Asamblesë

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin