Çdo ditë një investim i ri kryhet në kryeqytet nga grupet e punës të Bashkisë së Tiranës për të përmirësuar cilësinë e shërbimit me ujë të pijshëm për konsumatorët. Në rrugën “Musa Maçi”, pranë Pazarit të Ri, specialistët e UKT kanë nisur ndërtimin e një linje të re ujësjellësi, e cila do të ndikojë më shumë për të rritur kapacitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve në këtë zonë me dendësi të madhe popullsie.
Gjatë këtyre tre viteve, Bashkia ka nisur rinovimin tërësor të rrjetit të ujësjellësit, duke ndërhyrë edhe nëpër lagje, ndërkohë që është zgjeruar rrjeti edhe në zona që më parë vuanin nga mungesa e ujit të pijshëm.
Ndërkaq, një nga objektivat kryesore të punës së përditshme të UKT-së, është dhe pastrimi i pusetave të rrjetit të kanalizimeve. Sikurse shihni nga këto foto, në rrugën "Ismail Qemali" punonjësit kanë pastruar pusetat, pas një periudhe të dendur me reshje shiu, duke evituar kështu bllokimin e tyre.
(Punime në zonën e 'Pazarit të Ri' për furnizim me ujë, dhe pastrimi i kanalizimeve)