KRYETAR - Juha Sippilä, kryetar i Partisë së Qendrës (Keskusta) - fituese e zgjedhjeve (me 49 vende).
N/KRYETAR i PARË - Timo Soini, kryetar i Partisë së Finëve të Vërtetë (Perussuomalaiset), e konsideruar fituese në zgjedhje (me 38 vende)
N/KRYETR i DYTË - Ben Zyskowiccz, anëtar i Partisë së Unitetit Kombëtar (Kokoomus, anëtare e EPP-s), e konsideruar humbëse në zgjedhje (37 vende nga 44 në legjislacionin e mëparshëm).
Sikundër edhe në legjislaturat e mëparëshme, mendohet se kjo Kryesi është e përkohëshme deri me zgjedhjen e Qeverisë së re, për të cilën është ngarkuar kryetari i Partisë kryesore fituese Juha Sippilä, që mendohet se do jetë edhe Kryeministri i ri i Qevrisë.
Pritet që brenda dy ditëve, ai t'u ketë dhënë partive të tjera pyetjet për përgjigje lidhur me vijën politike të Qeverisë së ardhëshme. Mbi bazën e përgjigjeve do bëhet edhe përzgjedhja e përbërjes partiake të Qeverisë se re, që pritet të shpalle dei nga mesi i Majit.
