Zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të qarkut Shkodër pas dorëheqjes së Marina Duhanit, Edmond Ndou mori 19 vota pro dhe një kundër

Edmond Ndou i PS është zgjedhur kryetar i këshillit të qarkut të Shkodrës. Në mbledhjen e thirrur pas dorëheqjes së Marina Duhanit nga radhët e PSD, Edmond Ndou mori 18 vota pro dhe 1 kundër nga 19 anëtarët me të drejtë vote për këshillin e qarkut të Shkodrës.

Pas vetëm pak muajsh nga drejtimi i këtij institucioni nga PSD, tashmë ky institucion vendor për të gjithë qarkun do të drejtohet nga socialistët. Në fjalën e tij para anëtarëve të këshillit Ndou u shpreh se do të punojë me përkushtim me të gjithë për zhvillimin e qarkut të Shkodrës.

"Ju falënderoj për besimin ndaj meje. Falenderim i veçantë për familjen e madhe socialiste... Nga ky moment ndihem i obliguar për të punuar me ju me të gjithë energjitë. Ne kemi mundësi që të gjithë bashkë ta çojmë përpara si qark Shkodrën dhe të jemi nismëtarë kryesorë në qarqe të tjera për obligimet që na ngarkon ligji”, tha Ndou.

Mariana Duhani e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit drejtoi këshillin e qarkut të Shkodrës për më pak se një vit, nga korriku 2023 deri në janar 2024, ndërsa ka dhënë dorëheqjen, ndoshta të imponuar, pasi socialistët kishin bërë gati procedurat për shkarkimin e saj. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 01/02/2024 21:04

    Bravo LSI, me 4 mijë vota tërheq për hunde gjithë elektoratin e majtë shkodran! Beci je 12 mijë vota para, nuk ke nevojë as për Ndoun e as për Doshin!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)