Strukturat drejtuese të Partisë Socialiste, në Tiranë kanë pranuar së fundi dorëheqjen e kreut të Partisë Socialiste, në Shkodër Arvid Qojsa të paraqitur pak kohë më parë dhe në vend të tij është zgjedhur të emërohet, Edmond Emini.
Kështu në vend të Arvid Osjes tanimë kryetari i ri i Partisë Socialiste në Shkodër është komanduar Edmond Emini, i cili aktualisht është drejtues i shtëpisë së të moshuarve në Shkodër ndërsa këtë pozicion e ka patur edhe para disa vitesh.
Sipas burimeve pritet që këto ditë prezantimi zyrtar të bëhet përpara strukturave të Partisë socilaiste në këtë qytet Shkodër. Arvid Osja largohet nga drejtimi i PS pas një kohë relativisht të gjatë në krye të socialistëve shkodran dhe pritet që Osja të jetë pjesë e të tjera projekteve të mëdha në radhët e PS. Aktualisht Osja është drejtues i shtëpisë së të moshuarve në Shkodër ndërsa këtë pozicion e ka patur edhe para disa vitesh.
Ndërkohë ky, nuk është ndryshimi i vetëm që vjen sepse pritet që në pak kohë ndryshime të ketë edhe në radhët e drejtorëve rajonal që Partia socialiste ka në Shkodër. Në fokus janë disa drejtori që janë kritikuar edhe në mbledhjet e strukturave të PS të cilat mund të pësojnë ndryshime.