Zgjidhet në mandatin e dytë në krye të PS-së në Durrës, Zaza merr vetëm 1 votë kundër

Luan Zaza është zgjedhur në mandatin e tij të dytë në krye të Partisë Socialiste të Durrësit. Ai u zgjodh përmes parimit një anëtar një votë, ku nga 475 anëtarë të Asamblesë së PS-së dega Durrës, morën pjesë 402 anëtarë. Prej tyre, 401 votuan pro Luan Zazës, ndërsa vetëm 1 votë ishte kundër tij.

Më 9 janar u tërhoq nga gara për kandidat për kryetar të PS-së, Ardit Kërtusha duke hedhur akuza se po bëhen manipulime me qëllim vendosjen e një "marionete" të Vangjush Dakos.


Lajmi kryesor:

PS zhvillon zgjedhje brenda partisë/ Elbasani dhe Puka me kryetar të komanduar! Durrësi dhe Pogradeci u beson 'të vjetërve' (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Çiklizëm/ Tadej Pogacar vendos rekord, fitore historike në Tour de France

Çiklizëm/ Tadej Pogacar vendos rekord, fitore historike në Tour de France