Tërhiqet nga gara për kreun e PS-së Durrës/ Kërtusha: Po bëhen manipulime për të zgjedhur 'marionetën' e Dakos

Tërhiqet nga gara për kreun e PS-së Durrës/ Kërtusha: Po bëhen manipulime për të zgjedhur 'marionetën' e Dakos

Ardit Kërtusha

DURRËS- Kandidati për kreun e degës së Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha ka hequr dorë nga gaza dhe ka hedhur akuza, sipas së cilit po bëhen manipulime me qëllim vendosjen e një "marionete" të Vangjush Dakos.

Në letrën e tij të tërheqjes nga gara, Kërtusha ka renditur argumente, sipas së cilit ka shumë ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet, ku më kryesorja sipas tij është se nuk po zbatohet nuk zbatohet statuti i Partisë, më saktë parimi, një anëtar një votë. Ai vijon më tej duke thënë se janë shtuar emra në listën e anëtarëve të Asamblesë që do duhet të votojnë për kryetarin, me qëllim që të votojnë "të përzgjedhurin".

"Asambleja përbëhet nga 300 anëtarë (të dhëna të marra nga PS Durrës) se dhe kjo e fundit nuk i ka as vete të sakta ndërsa shpikja e tyre na bëri një listë me 600 vetë, të cilët janë futur aty vetëm për një votë, madje në shumicën e rasteve ato vetë nuk janë të informuar që janë votues", thotë mes të tjerave Kërtusha.

Deklarata e plotë
Duke ju falenderuar për mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj kohe dhe për mesazhet e shumta tuaja motivuese, jam i detyruar t'ju informoj për klimën e zgjedhjeve brenda Deges së Partisë Socilaliste Durrës, ku mbizotëron vullneti për të ndërhyrë me çdo kusht në këtë proces kaq të rëndësishëm për partinë tonë dhe jo vetëm.

Problemi fillon që në kryefjalë të këtyre zgjedhjeve ku nuk zbatohet statuti i Partisë, më saktë parimi (një anëtar një votë) kur edhe në rastet hipotetikë kur nuk zbatohet ky parim mënyra e zëvendësimit ka qenë zgjedhja me asamble. Por na doli që as kjo metodë nuk do të aplikohet në zgjedhjet tek ne pasi drejtuesit e tanishëm politikë në Durrës brenda natës hartuan një metodë të re dhe normalisht i vendosën edhe nje emër. Më thanë Ardit do te votohesh nga Asambleja e zgjeruar. U habita dhe menjëherë kërkova të më vihej në dispozicion kjo listë.

Por më kot. Pas shumë komunikimeve të mia me drejtuesit politikë këtu m'u vendosën në dispozicion disa lista gjysmake pa asnjë të dhënë me anëtarë të huazuar nga partitë e tjera që lidhjen e vetme me partinë tonë kanë vendet e punës qe u janë dhenë si favore personale këtyre individëve.

M'u dhanë elektronikisht 5 lloj listash pasi zyrat e selisë janë bosh inekzistente dhe sikur të mos mjaftojë kjo listat m'i dhanë më date 8 janar duke më komunikuar që zgjedhjet do mbahen më datë 11 janar. Shtroj një pyetje: Si mundet një person normal të takojë 600 persona për 3 ditë kalendarike dhe jo vetëm t'u paraqes programin, por edhe t'i bindë të më votojnë. Është krejtësisht e pamundur.

Asambleja përbëhet nga 300 anëtarë (të dhëna të marra nga PS Durrës) se dhe kjo e fundit nuk i ka as vete të sakta ndërsa shpikja e tyre na bëri një listë me 600 vetë, të cilët janë futur aty vetëm për një votë, madje në shumicën e rasteve ato vetë nuk janë të informuar që janë votues.

Pra që të mos zgjatem: Ka shumë ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit. Fushata ime në kryefjalë të saj kishte përfaqësimin e të gjithë socialistëve durrsakë dhe kush më mirë se një anëtar një vote mund ta mundësojë këtë përfaqësim? Lobuam shumë që ta bënim të mundur por e kotë.

Sot ndodhemi përballë këtij fakti, ku kryetarin e PS Durrës do duhet ta votojnë njerëz jashtë strukturave tona. Duke demostruar edhe një herë se si e kanë kandadisur Partine Socialiste në Durrës.

I ndodhur në këto kushte unë zgjedh për te mos kandiduar ditën e shtunë pasi kandidimi im do të ishte në të keq të Partisë Socialiste duke zhvilluar një garë të paracaktuar, ndaj zgjedh që kontributin tim ta jap brenda Partisë Socialiste duke qenë një zë brenda saj dhe jo një fraksion siç kanë qejfin ta etiketojnë rrëmbyesit e kësaj partie.

Me bindje të plotë ju them që nuk do të bëhem pjesë e kësaj farse të turpshme politike. Duke ju falënderuar të gjithëve uroj një vit të mbarë dhe kthimin sa më shpejt në identitet të Partisë Socialiste.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Socialisti Vlore: 09/01/2020 20:42

    Bravo per kete gjest qe bet.ne Vlore eshte e njejta situate ku po e drejtojne partine disa hajduta qe si lidh asgje me ps po e shikojne vetem per te vjedhur.vlora eshte me keq se durresi dhe te gjitha keto qe bejn jane ne dem te PS

    Përgjigju
    • Labi labi: 09/01/2020 22:29

      Po nrm kur ne krye te ps ne vlore eshte nje pd qe ka ardhur si ka ardhur ne parti dhe qe spo le shokun e tij e sekretaret e tij pa ven drejtora e ka larguar te gjithe antaresin e vetem po e rrjepin partine.keta do ta cojne ps ne opozite

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora