Rama ka qenë i pranishëm në mënyrë simbolike kur është hapur rubineti kryesor që furnizon qytetin. Të pranishëm kanë qenë dhe ambasadorja gjermane, një përfaqësues i BE, ministri dhe kryetari i bashkisë. Në fjalën e tij, kryeministri ka vendosur edhe njëherë vendosmërinë për ujin e pijshëm, duke deklaruar se nuk do të tolerohet asnjë që nuk paguan dhe abuzon me ujin.
Investimi në fjalë, i financuar nga Qeveria Gjermane dhe Banka Evropiane për Zhvillim, ka kushtuar 10 milionë euro, dhe siguron furnizimin me ujë për 12 mijë abonentë të këtij qyteti pa kufizime, edhe në katet e sipërme pa pasur nevojë për pompa. Ky investim është zbatuar nga kompania Albstar dhe ka përfunduar në prill të këtij viti.
[gallery]24573[/gallery]
d.c./shqiptarja.com