Është zgjedhur ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm në Gjykatën Kushtetuese.

Report Tv mësoi se këtë post do ta mbajë Eugen Papandile, i cili do të zëvendësojë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm Kujtim Osmanin. Ky i fundit ka dorëzuar postin, pasi ka dalë në pension.

Ndërkohë, i emëruari Sekretar në Gjykatën Kushtetuese, Papandile, më parë ka qenë këshilltar ligjor i gjyqtarit Besnik Imeraj. 

d.c./shqiptarja.com