Zgjidhja e ngërçit, Haradinaj 
dhe Mustafa takim me Jahjagën

Zgjidhja e ngërçit, Haradinaj <br />dhe Mustafa takim me Jahjagën
PRISHTINË - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga bëri sot përpjekjen e radhës për të zgjidhur ngërçin politik. Në kuadër të kësaj, ajo priti sot në takime të veçanta kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj me të cilët bisedoi për rrugën e kthimit drejt institucioneve të vendit.
 
E para e shtetit kosovar, përmes një komunikate për media tha se nuk mund të lejojë më krizën politike, mbi të gjitha atë financiare dhe buxhetore, sepse po dëmton së tepërmi qytetarët e Kosovës dhe partneritetin strategjik.
 
Ndërsa, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se ka ardhur koha të veprohet duke i bërë thirrje Thaçit të largohet.
 
Ndërkohë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa theksoi se duhet të gjendet menjëherë një zgjedhje, por ajo nuk duhet të kërkohet vetëm te Blloku, por edhe tek institucione të tjera të pavarura. I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga ndonjë post për zgjidhjen e krizës, Mustafa tha se koalicioni nuk është krijuar për poste, por për ndryshimin e qeverisjes.
 
Mustafa përsëriti se zgjidhja është në Kuvendin e Kosovës dhe jo nëpër zyra siç po kërkon Thaçi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot