"Zgjidhja për Shqipërinë është
ISIS, do ndëshkoheni të gjithë"
I pandehuri për rekrutimin e luftëtarëve në Siri, Fadil Myslimani ka dhënë një deklaratë të fortë kur tha se Shqipëria do të shpëtojë vetëm pas ardhjes së ISIS-it në vendin tonë. Nga banka e të akuzuarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Myslimani tha se shteti po fut në burg njerëz të pafajshëm, duke përfshirë edhe veten e tij, dhe ndaj zgjidhja thotë ai - është ISIS. "Pas ardhjes së militantëve të ISIS, do ju ndëshkojnë të gjithëve", - u shpreh Myslimani.
TIRANE - I pandehuri për rekrutimin e luftëtarëve në Siri, Fadil Myslimani ka dhënë një deklaratë të fortë kur tha se Shqipëria do të shpëtojë vetëm pas ardhjes së ISIS-it në vendin tonë. Nga banka e të akuzuarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Myslimani tha se shteti po fut në burg njerëz të pafajshëm, duke përfshirë edhe veten e tij, dhe ndaj zgjidhja thotë ai - është ISIS.
"Pas ardhjes së militantëve të ISIS, do ju ndëshkojnë të gjithëve", - u shpreh Myslimani.
Ushtarët e ISIS, çlirojnë ShqipërinëNë fjalimin e gjatë, ku hera-herës Muslimani fliste dhe në arabisht, ai ka evidentuar se në këtë kohë Shqipëria është e pushtuar. Sipas tij festat e 28 dhe 29 nëntorit që u festuan dhe nga krerët e shtetit janë falso, pasi Shqipëria nuk është çliruar asnjëherë dhe s’ka qënë e pavarur. Sipas tij,në Shqipëri do vijnë ushtarët e ISIS dhe të çlirojnë këtë vend, të pushtuar nga hajdutët pushtetarë. Në fjalën e tij, ai kërkoi nga kryeministri Edi Rama, duke e etiketuar si “piktori mason”, të mos “kruhet” (të ngacmoi) ISIS-in, pasi ata nuk vjedhin por qeverisin me ligjet e Alllahut, dhe jo ligjet e Amerikës, NATO-s,
OSBE-së e BE-së.
....Gjyqi ndaj 9 imamëve të vetëshpallur që akuzohen për rekrutime të xhihadistëve në Siri nuk i ka shpëtuar tensioneve dhe përplasjeve në sallë as këtë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
I pandehuri Gerti Pashja i është drejtuar trupit gjykues me tone të ashpra: "
Ju jeni kriminelë, armiq të islamit". Në nisje të seancës e cila po zhvillohej normalisht, Gerti Pashja kërkoi të shohë vendimin përmes të cilit ishte lejuar përgjimi i telefonatave mes Artur Korrës dhe Erzen Gashit, me dyshimet se ai është përgjuar pa pasur një vendim. Kjo kërkesë u pranua nga gjykatësja e cila urdhëroi prokurorinë të vë këtë dokument në dispozicion të të pandehurit. Por reagimi ka qenë demonstrativ. Gerti Pashja grisi vendimin dhe braktisi më tej sallën me ofendime ndaj gjyqtarëve të cilët i etiketonte vazhdimisht si kriminelë. Pashaj pretendoi se prokuroria nuk e ka pasur kete vendim, por se e ka shkruar ne momentin kur ka dale nga salla, vetem per t'ia paraqitur te pandehurit.
Ndërsa imami i vetëshpallur Genci Balla i ka adresuar akuzat e tij ndaj Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe vetë shtetit, që sipas tij "kanë marrë peng fenë islame".
"KMSH e ka kthyer fenë në pronë private. Drejtuesit e komitetit muslsiman të Shqipërisë janë të paligjshëm e hipokrit pasi kanë devijuar nga rruga e vërtetë e islamit", -tha ai.
"Shteti trajton në mënyrë të pabarabartë fetë pasi islamin e persekuton. Myslimanë të pafajshëm futen në burg, ndërsa ortodoksët dhe katolikët trajtohen ndryshe", u shpreh Balla.
Pas këtyre fjalëve, i pandehuri Pashja u largua nga salla e gjyqit duke detyruar togat e zeza të ndëpresin seancën për të vazhduar më 15 dhjetor me pyetjen e të pandehurve.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43%
-
Gafë
52%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 5230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15