Zgjidhni aksesorët e duhur për
verën, këshilla nga stilistja Mullaji

Zgjidhni aksesorët e duhur për<br />verën, këshilla nga stilistja Mullaji
Aksesorët janë detaje të rëndësishme që bëjnë diferencën e pamjes sonë të jashtme. Ato i shtojnë look-ut tonë më tepër hijeshi por duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur sidomos tani në verë ku trupi është më i ekspozuar nga veshje të lehta.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” stilistja e aksesorëve artizanale Fjorza Mullaji, në koleksionin e saj të verës për këtë sezon dha disa këshilla për tendencat dhe ngjyrat.

aksesore

Këtë vit ngjyra të theksuara në veshje të thjeshta dhe aksesorë fin në veshje ekstravagante vihen re më tepër edhe nga stilistët më të famshëm në botë që kanë prezantuar koleksionet e tyre.

Po kështu aksesorët artizanalë me gurë të papërpunuar e me ngjyra të theksuara si turkezi janë të preferuarit e stilistes Mullaji.

akseore

Ajo dha disa këshilla për të gjitha gratë e vajzat edhe për aksesorët e plazhit të cilat duhet të përzgjidhen në bazë të fizionomisë të fytyrës dhe trupit duke mos harruar që edhe ngjyra e lëkurës dhe e flokëve luan një rol të madh në kombinimin e ngjyrave të aksesorëve pasi kjo verë vjen plot me ngjyra.

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)