Indonezi - Një studente është zgjuar e lemerisur pasi ka gjetur në krevatin e saj një akrep. Studentja 23 – vjeçare, Vicky Raitt kohët e fundit kishte qenë në Borneo dhe mendon se akrepi duhet të kishte mbetur në valixhen e saj kur ajo u kthye nga udhëtimi.
“Unë hapa sytë e mi dhe akrepi ishte afër meje me bishtin ngritur. Kërceva menjëherë nga krevati pasi u sigurova se nuk isha duke e imagjinuar. Vrapova menjëherë në kuzhinë dhe mora një gotë plastike për ta vendosur aty”, tha 23 – vjeçarja.
Akrepi ka qëndruar për pesë ditë me rradhë në valixhen e studentes, dhe mendohet se është futur aty nga vrimat e valixhes pasi ajo ishte dëmtuar.
Akrepat aziatik të pyjeve nuk janë vdekjeprurës, por mund të shkaktojnë sëmundje të rënda me gjëmbat e tyre.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com