‘Zgjoi’ zgjohet nën ethet e Oscars! A mund të bëjë filmi nga Kosova sërish histori?

‘Zgjoi’ zgjohet nën ethet e Oscars! A mund të bëjë filmi nga Kosova sërish histori?

Filmi “Zgjoi” është “zgjuar” nën ethet e çmimeve Oscars deri më 8 shkurt, kur do të shpallen emrat e filmave të nominuar zyrtarisht.

Çmimet Oscars kanë hapur zyrtarisht votimin për nominimin e filmave më të arrirë. Filmi kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, po pret të fitojë nominimin, pasi është në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtarë.

Nga 27 janari, 9,487 anëtarë të Akademisë së Çmimit Oscar mund të votojnë për të zgjedhur se cilat nga filmat do të nominojnë për këtë çmim prestigjioz.

Këtë vit mbahet edicioni i 94-të i Çmimit Oscar. Ky çmim ndahet për 24 kategori të ndryshme, përfshirë një kategori të veçantë për filma të huaj (jo të prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Ceremonia e ndarjes së Çmimit Oscar do të mbahet më 27 mars

Filmi “Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtarë për Çmimin Oscar.

Ky film me regji të Blerta Bashollit është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi. Ky film është shpërblyer me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.

Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pasi më 2016, filmi “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës, i xhiruar në Kosovë, ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në Oscar.

I urojmë “Zgjoi” suksese!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë