Zhaklina ia thotë hapur Luizit: Romanca me Kiarën të ka dobësuar

Zhaklina ia thotë hapur Luizit: Romanca me Kiarën të ka dobësuar

Zhaklin Lekatari

Opinionistja Zhaklin Lekatari vazhdon t’i qëndrojë mendimit se dashuria për Kiarën po e dobëson Luizin në lojën që po ndjek brenda Big Brother. Në prime u diskutua veprimi i Luizit dhe Armaldos, të cilit gjatë sfidës së Rezistencës urinuan në oborr, veprim ky që nxiti shumë debate mes banorëve. Një prej tyre ishte edhe Kiara, e cila debatoi ashpër me Luizin për sjelljen e tij.

Duke folur për reagimin e Kiarës, Lekatari i ripërsëriti sërish Luizit se “dashuria e ka bërë të dobët.” Me fjalët që tha, Zhaku la të kuptohej se Kiara mund të jetë një penalizim në lojën e Luizit.

“Ty Luiz dashuria të bën të dobët, nuk je më vetëm në atë lojë, je bashkë me Kiarën. Tani luan vetë i dyti dhe ajo që mendon Kiara, ndikon edhe te ty dhe te loja jote. Kjo në të ardhmen mund të të sjelli probleme, sepse mund të rrezikosh besueshmërinë në sytë e Kiarës”- tha Zhaku, ndërsa Luizi u përgjigj: “Kjo është thikë me dy presa. Nëse bëj lojën time më thotë “më zhgënjeve”, nëse i them para nuk më lejon. Nëse i vë në peshore, për mua është më e rëndësishme të fitoj Kiarën sesa çmimin”.

Zhaklina shtoi: “Kjo romancë nuk të lë më t’i bësh zgjedhjet ashtu siç don ti”.

Por mbetet për t’u parë nëse romanca do të jetë apo jo një penalizim për Luizin, pasi dyshja për momentin kanë tërhqeur vëmendjen e të gjithë shqipatërve dhe janë më të preferuarit brenda shtëpisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj