Pemët do të mbillen përgjatë rrjedhës së lumit Seman dhe përveç mbrojtjes së argjinaturës së tij do të mundësojnë edhe krijimin e një brezi të gjelbër që ndan zonën industriale nga ajo rezidenciale.
Infrastruktura e ndërtuar brenda argjinaturës ka qenë shpesh burim problemesh për banorët e Belinës, të cilët janë ankuar për përmbytje të tokave bujqësore, zhurma dhe pluhur. Gjatë vitit 2017, Njësia Administrative Zharrëz në një projekt të përbashkët me Bankers Petroleum, ndërhyri për përmirësimin e kullimit të tokave brenda argjinaturës duke rehabilituar edhe kanalin në krah të digës.
Së bashku me rehabilitimin e kanalit, u morën masa për rimarrjen në përdorim të tokës publike, krijimin e një hapësire të nevojshme prej 4 m në të 2 krahët e kanalit kullues për të mos lejuar më fermerët të shfrytëzonin tokën aty ku nuk duhet përmbytur.
Menjëherë pas rimarrjes në pronësi të kësaj sipërfaqeje, që arrin në afro 10 ha, njësia administrative Zharrëz në bashkëpunim me Bankers do të mbjellin ekualipte, të cilat do të krijojnë një barrierë natyrale për të reduktuar zhurmat dhe pastruar ajrin gjithashtu.
"Bashkia e Patosit është një nga bashkitë ku ne operojmë më afër në Njësinë Administrative Zharrëz. Bankers parapëlqen projekte si ky i sotmi, ku partnerizohemi për të krijuar një vlerë për brezin tjetër. Besojmë se është një vlerë jo vetëm për bashkinë, por edhe një ndihmesë e madhe e ambientit për pastrimin e ajrit. Ne kemi një program dedikuar për pyllëzimin, por edhe programe të tjera”, tha Adriatik Golemi, përfaqësuesi i Bankersit.
Nismës së bankersit i është bashkuar edhe një nga ish-grevistët kryesorë të Zharresit, Qani Rredhi. Për të, ky project përmirëson ndjeshëm cilësinë e banorëve të kësaj zone.
[gallery]24473[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

VIDEO











