Zhbllokoi 7 ton ushqime të skaduara, gjyqtari Elidon Papazisi ia mbath nga drejtësia pasi u njoh me dosjen e Vetingut, u denoncua edhe për mbrojtjen e ndërtimeve të paligjshme 

Zhbllokoi 7 ton ushqime të skaduara, gjyqtari Elidon Papazisi ia mbath nga drejtësia pasi u njoh me dosjen e Vetingut, u denoncua edhe për mbrojtjen e ndërtimeve të paligjshme 

Gjyqtari Elidon Papazisi

TIRANË- Elidon Papazisi, gjyqtar pranë Gjykatës së Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, nuk do të jetë më pjesë e drejtësisë shqiptare. Në 3 nëntor të vitit 2021, gjyqtari Elidon Papazisi i ka kërkuar Komisionit të Vetingut ndërprerjen e procesit të Vetingut ndaj tij, pasi kishte paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Shqiptarja.com mëson se gjyqtari ka paraqitur dorëheqjen pasi Komisioni i Vetingut e ka njohur atë me dosjen e hetimit ndaj tij për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. 

Në 19 tetor 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka njohur gjyqtarin Elidon Papazisi me dosjen e verifikimit, duke i lënë afat deri në 3 nëntor 2021, datë në të cilën gjyqtari ka njoftuar se kishte dhënë dorëheqjen. Në këto kushte, ditën e sotme, Komisioni i Vetingut ka vendosur përjashtimin e gjyqtarit Elidon Papazisi për 15 vite nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë. 

Në gusht të vitit 2019, Erion Braçe, në atë kohë zëvendëskryeministër, denoncoi gjyqtarin Elidon Papazisi për zhbllokimin e 7 ton ushqime të bllokuara nga AKU për shkak se ishin jashtë afatit të skandencës. Braçe e referoi denoncimin e tij në Komisionin e Vetingut. Sot mbeten ende të paqarta rrethanat se si gjyqtari zhbllokoi ushqimet e skaduara dhe ku përfunduan më pas ato. 

Në qershor të vitit 2021, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e denoncoi gjyqtarin Elidon Papazisi në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, pasi sipas ministrit gjyqtari po pengonte aksionin e IKMT dhe Policisë së Shtetit për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Sipas Çuçit, gjyqtari Papazisi kishte dhënë disa vendime të dyshimta në mbrojte të ndërtimeve të paligjshme. 

Shqiptarja.com ka verifikuar pasurinë e deklaruar të gjyqtarit Elidon Papazisi, ku bien në sy vetëm shit-blerja e një numri të lartë makinash. 

Ndërkaq, po gjatë ditës së sotme, Komisioni i Vetingut ka përjashtuar me 15 vjet nga drejtësia prokuroren e Elbasanit, Ermira Tafani, e cila dha dorëheqjen disa ditë më parë. Ditën e djeshme, Komisioni i Vetingut ka përjashtuar nga drejtësia prokuroren tjetër të Elbasanit, Armanda Xhaferri, e cila gjithashtu ka dhënë dorëheqjen. Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut, ka shkuar në 80.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gentjan: 08/12/2021 04:35

    Papazisi ishte nje nder studentet absolut ne Universitet dhe Magjistrature. Te paaftet e sidomos smiret, qe u eshte ngjitur poltroni nga pas e nuk shkulen dot, kot dhe metojne te zuzurisin. Te krahasosh nje rrembythje si Cuci bashke me Ramen dhe Lucen po deshet me Papazisin eshte te kesh dy, nje ta mbash e tjetren....

    Përgjigju
    • xXx: 08/12/2021 10:44

      Ky duhet të vejë ne burg vetëm për këto lloj selfiesh që bënë...

  • Iris: 08/12/2021 00:50

    Mos u beni merak,i ri qenka ne moshe,pas 15 vjetesh nuk e pengon asgje te aplikoje prape per gjyqtar.Po te ishte perjashtimi pergjithemone,atehere po,por keshtu si e kane bere kete ligj,15 vjet shkojne si era dhe per mosha te reja si keta,nuk ka asnje lloj pengese per t'iu rikthyer profesionit,pa llogaritur se me c'mund te merren gjate ketij /hiatusi/.

    Përgjigju
  • Fatmiri: 07/12/2021 22:08

    Po ky duket qe nga surrati ca probshi qenka

    Përgjigju
  • Turi: 07/12/2021 20:04

    Ketyre duhet ti kongiskohen te gjith paguri t. Ja kan ba gropen kti ven

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren