/ASH/-Shefi i Zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar thotë se secili qytetarë që po ikë nga Kosovë është tragjedi në vete, por ky do mbetet vetëm një iluzion.
Zhbogar shpjegon se azil mund të marrin njerëzit që ikin nga vendet e luftës apo vendet e pa sigurta për jetë, që Kosovën nuk e sheh si të tillë.
I quan tragjedi pamjet në Stacionin e Autobusëve, teksa ikin pleq e fëmijë.
"Atyre duhet tu shpjegohet që nëse shkojnë vetëm për një kohë mund të qëndrojnë atje por do kthehen. Do kthehen pas disa muajsh. Kosova duhet të shikojë me kujdes organizatorët e udhëtimeve, agjencite që i dërgojnë, kjo po organizohet me Serbinë apo në Serbi. Duhet të ketë bashkëpunim më të madh me Serbinë, apo policinë e këtij vendi. Ka plotë elemente që duhet vepruar. Por ne duhet që në ndonjë mënyrë apo tjetër të kthejmë shpresën e njerëzve se këtu do të ketë një jetë më të mirë", thotë Zhbogar.
E sigurisht, paralajmëron se ky migrim, apo krizë e panik, siç e quan ai, mund të ndikojë në liberalizimin e vizave.
"Diçka e ka nxitur këtë, ata po kërkojë azil dhe po dërgojnë fotografi që nuk po u duket keq, dhe po nxisin edhe të tjerët. Kur të fillojnë ti kthejnë shumë shpejtë në numër të madh, kjo panik, ky emocion do të ndalet. Nuk po themi se duhet të ketë zero migrim nga Kosovë por duhet ulur shifrat, gjithsesi dhe shpejtë. Prandaj, do të shohim rënie të madhe të shifrave të migrimit, të kthehen nga 20 mijë brenda vitit. Dhe kjo krizë nuk po ndihmon aspak në liberalizimin e vizave. Njerëzit në Evropë janë alarmuar dhe kjo rrezikon shumë nëse atyre u mundësohet të lëvizin lirshëm" thotë ai.
Pavarësisht kësaj, thotë se nuk duhet prishur marrëveshja me Serbinë dhe nuk duhet ndaluar ata që të hyjnë në Serbi, sepse ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Kërkon veprime nga Qeveria që të mund të ndalen ikjet që po ndodhin./kosovapress/.
/Shqiptarja.com