Zhbogar: Liberalizimi i vizave nuk
janë mjet për t’u ikur problemeve!

Zhbogar: Liberalizimi i vizave nuk<br />janë mjet për t’u ikur problemeve!
PRISHTINE - Heqja e vizave dhe lëvizja e lirë drejt zonës Schengen për qytetarët e Kosovës nuk është mjet për t’u ikur problemeve, ka thënë përfaqësuesi i posaçëmi BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Sipas tij, Kosova duhet të ofrojë argumente bindëse për vendet anëtare të BE-së se e meriton liberalizimin e vizave. Deklaratat përfaqësuesi i BE-së i ka bërë gjatë një konference të organizuar nga Kolegji ISPE me temën “Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian: sfidat dhe prioritetet”.

“Procesi i liberalizimit të vizave varet nga plotësimi i kritereve dhe këtë e tha edhe komisionieri Avramopoulos që ishte për vizitë dje në Kosovë. Ai kërkoi ndihmë nga institucionet e Kosovës, në mënyrë që ne t’u ndihmojmë juve. Janë miratuar ligje në Kosovë, por duhet luftimi i korrupsionit në nivele të larta”, ka thënë Zhbogar duke shtuar se liberalizimi nuk është mjet përmes të cilit mund të ndalet migrimi ilegal i njerëzve.

I dërguari i posaçëm i BE-së ka ka shprehur edhe tri prioritete të tjera, të cilat duhet të jenë në axhendën e institucioneve të Kosovës. Sipas Zhbogar prioriteti i parë, duhet të jetë zhvillimi ekonomik, si çelës për zgjidhjen e problemeve që ka Kosova. Ai ka thënë se Kosova duhet të krijojë një ambient për investitorët e huaj, si dhe të vërë në veprim potencialin e saj, sidomos në turizëm.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Knaus: Franca dhe Gjermania po përgatiten të bllokojnë pranimin e Kosovës në KiE

Knaus: Franca dhe Gjermania po përgatiten të bllokojnë pranimin e Kosovës në KiE