FIER- Tre doganierë në Fier dhe tre biznesmenë janë lënë në masën detyrim paraqitje, pasi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën.
Konkretisht janë lënë në masën detyrim paraqitje, R. Sh., 47 vjeç, banues në Tiranë (i punësuar në Degën Doganore Fier); I. Y., 51 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier; E. Gj., 37 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier.
Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit", për 3 shtetas (biznesmenë): M. K., 70 vjeç, banues në Berat; A. B., 56 vjeç, banues në Tiranë; S. P., 60 vjeç, banues në Tiranë.
Dyshohet se 3 doganierët kanë abuzuar me detyrën e tyre në periudhën 2014-2016, ndërsa biznesmenët kanë kryer procedurat e zhdoganimit të mallrave që vinin nga Kina me fatura të falsifikuar duke i shkaktuar shtetit 100 mln lekë dëm.
'Dyshohet se në periudha të ndryshme gjatë viteve 2014-2016, për llogari të shoqërive tregtare në administrim të tyre, kanë kryer pranë Degës Doganore Fier, praktika zhdoganimi të mallrave me origjinë nga Kina. Procedurat e zhdoganimit janë kryer në të gjitha rastet, pranë Degës Doganore Fier, nga ana e doganierëve, shtetasve R. Sh., I. Y. dhe E. Gj. Në kryerjen e procedurave të zhdoganimit në Degën Doganore Fier, nga ana e administratorëve të subjekteve janë paraqitur fatura të falsifikuara. Në përfundim të hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundërligjshme e të gjashtë këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer procedurën e zhdoganimit, pa kryer verifikimin e mallit dhe kanë shmangur detyrimet doganore në vlerën e 10 016 364 lekë të rinj.'- njofton policia.
3 doganierët dhe 3 biznesmenët në Fier janë nën hetim për “falsifikim dokumentesh”, “kontrabandë mallrash” dhe “fshehje të ardhurash”
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.7%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Lejuan ndërtimet pa leje, pezullohen kreu i IMT dhe inspektori në Bashkinë Roskovec, u caktohet masa detyrim paraqitje
25 Janar, 10:52
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Shkoi të peshkonte një javë më parë në lumin Vjosë dhe u zhduk, gjendet i vdekur 63 vjeçari në Fier (EMRI)
23 Janar, 13:37
-
Fier/ Kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online, i përdorte për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari
23 Janar, 09:27
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
22 Janar, 18:00
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
-
Fier/ Aksident në rrugën Levan-Vlorë, 3 makina karambolohen mes tyre! Shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit (VIDEO)
21 Janar, 20:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Të akuzuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, Prokuroria përfundon hetimet për 10 persona dhe i dërgon gjyq
21 Janar, 12:01
-
Lushnjen ‘e mbyt’ tymi i plehrave, vendgrumbullimi i inerteve në flakë prej dy ditësh, Sefa: Autorët t’i gjejë policia, bashkia do vendosë roje 24 orë
20 Janar, 13:09